sport

Shehi: I lumtur se nuk e diskutuam ndeshjen, skuadra nuk varet nga individët

Tirana fitoi 2-0 ndaj Egnatias falë golave të Redon Xhixhës dhe Engjëll Hotit. Bardheblutë siguruan fitoren e 14-të në Abissnet Superiore, kryesojnë me 6 pikë mbi Laçin dhe Orges Shehi ndihet mirë për ecurinë e djemve të tij. Trajneri i Tiranës foli pas ndeshjes për “Gol pas Goli” në Supersport, ku ndër të tjera tha se i pëlqeu fakti që skuadra nuk kaloi në aventurë, por u tregua e duruar, ndërsa shton se Devid do ta ndihmojë shumë ekipin kur të jetë ingranuar edhe më mirë.

Tiranë cinike- “Kundërshtari sot ishte i vështirë se mbrohej me shumë forca afër portës së vet dhe duhet durim e të qarkullosh topin shpejt. E çuam ndeshjen aty ku e donim, pas golit gabuam duke i dhënë mundësi kundërshtarit. Më pëlqeu mentaliteti dhe kur kundërshtari ishte me 10 vetë duhej të ishim të duruar. Por, nuk e vumë rezultatin në diskutim dhe kjo më kënaq”.

Të lidhura

None found

Varet skuadra nga një apo dy emra, apo forca e grupit mbizotëron? “Dihen vlerat e Hoxhallarit dhe Seferit që janë lojtarë kyç të formacionit, më pëlqen që skuadra nuk varet nga individët dhe kur mungon ndonjë, të tjerët bëjnë mirë. Është për t’u admiruar kjo pjesë”.

Në pjesën e dytë me një lojtar më shumë mund të luhej për Devid? “Devid është kryesor, por e ka të vështirë të gjejë hapësira kur kundërshtari mbyllet. Nuk duhet të luajmë për individë të veçantë, do të na ndihmojë shumë ai. E rëndësishme është që po ingranohet, por do kohën e vet”, u shpreh Shehi.

Tags: shehitirana

të fundit

Lufta me Iranin trondit raportet SHBA-Arabi Saudite, Trump dhe bin Salman mes tensioneve të reja

Zhvillimet e luftës me Iranin duket se kanë lëkundur fort ekuilibrat gjeopolitikë në Lindjen e Mesme, ndërsa në të njëjtën…

7 minutes ago

INSTAT publikon të dhënat: Një e pesta e të rinjve as në punë dhe as në shkollë në vitin 2025

Shqipëria vazhdoi të përballet me një sfidë strukturore në tregun e punës së të rinjve, ku 20,1% e grup-moshës 15-29…

9 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit 3 Korrik 2026, ja sa do të jenë temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellimesh dhe vranësira,…

17 minutes ago

Pas zhgënjimit në Botëror, Gjermania mendon epokën e re me Klopp dhe objektivin Euro 2028

Eliminimi i hershëm nga Kupa e Botës pas humbjes ndaj Paraguait në penallti (5-4) ka lënë shije të hidhur te…

2 hours ago

Ronaldo emocionon pas triumfit të Portugalisë me homazhin për Diogo Jotën

Kombëtarja e Portugalisë ka mposhtur Kombëtaren e Kroacisë me rezultatin 2-1, duke siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës…

2 hours ago

Lamtumirë prekëse nga Botërori, Modric shpërthen në lot pas eliminimit të Kroacisë

Luka Modric u përlot në fund të ndeshjes, ndërsa udhëtimi i Kombëtares së Kroacisë në Kupën e Botës përfundoi me…

3 hours ago