Kukësi ka humbur mundësinë të fitojë Kupën e Shqipërisë, që ishte trofeu i vetëm, fitimin e të cilit e kishin në dorën e tyre. Golin e shënuar nga Rroca në fillim të pjesës së parë e përmbysi Teuta me Kapllanin dhe Hoxhën. Pas ndeshjes për “Super Sport” foli trajneri i Kukësit, Orges Shehi, i cili merr përgjegjësinë mbi vete.
“Kemi bërë ndeshje të mirë, kemi rrahur veten. Duhet ta menaxhonim më mirë, nuk di çfarë të them, duhet të ishim më të përqendruar, por ky është futbolli. Gjithçka mund të ndodhë. Nuk bëj moviolë, nuk është kompetenca ime. Një humbje që na djeg. Përgjegjësi i parë jam unë, nuk kanë faj lojtarët. Të gjithë jemi të mërzitur, e kishim kualifikimin në dorë.
None found
Ishte ndeshja më e rëndësishme dhe mërzitja është prezente. Na djeg, e çuam ndeshjen aty ku donim. Duhet shumë punë për të rikthyer entuziazmin, ishim në një situatë të mirë. Do të jetë pak e vështirë, por duhet të vazhdojmë të bëjmë mirë në kampionat. Duhet të ishim më të përqendruar, duhet të kishim mbyllur ndeshjen dhe duhet t’i kishim shmangur këto gjërat e vogla.
Na mungojnë Shkurtaj dhe Obanor, por unë jam optimist nga natyra. Nuk jam qaraman të qaj mungesat, edhe pse janë mungesa të rëndësishme, sidomos ajo e Obanor në mbrojtje. Duhet t’i kishim shmangur ato dy shpërqendrime. Na djeg si humbje, sepse bëmë mirë, ishim dominantë. Do e shoh ndeshjen në qetësi, por mendoj se skuadra bëri mirë. E kishim lojën në zotërim, prandaj të vjen shumë keq. U mundëm nga episode”, u shpreh Shehi. /vipsport.al/
Agjencia e lajmeve “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe…
Vetëm golat nuk ishin të mjaftueshëm. Pavarësisht gjithë golave të tij të shumtë, Kylian Mbappe u detyrua të kënaqej me…
Qeveria e Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhjen e tetë, me fillim në orën 08:00, ku në rend dite…
Liverpooli ka nisur përgatitjet për një largim të mundshëm të Alexis Mac Allisterit gjatë verës së ardhshme, ndërsa interesimi i…
Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…
Abissnet Superiore, sezoni 2026/2027“Abissnet Superiore” mbyll sot dhe nesër fazën e parë të kampionatit, ndërsa pikërisht këtë të mërkurë do…