sport

Shefi i PGMOL, Howard Webb shpjegon vendimin në barazimin e Man City që e çmendi Haaland-in

Manchester City-t i’u mohua gabimisht një mundësi e qartë për të shënuar në fund të ndeshjes, pranoi shefi i PGMOL, Howard Webb.

Gjyqtari Simon Hooper i fryu bilbilit për të ndaluar lojën në momentin që Jack Grealish ishte nisur për të shënuar. Zyrtari fillimisht e vazhdoi lojën në avantazh pasi Emerson Royal bëri një ndërhyrje të keqe ndaj Erling Haaland, në momentin që sulmuesi dërgoi topin drejt Jack Grealish, lëvizja u ndërpre dhe u dha një faull.

Të lidhura

None found

Vendimi i Hooper ndezi tërbim në mesin e skuadrës së Manchester City-t, me Haaland që u përball me zemërim me arbitrin.

Webb, kreu i Bordit të Zyrtarëve të Ndeshjeve të Lojërave Profesionale, tha në Sky Sports se zyrtarët bënë një gabim. Ai tha: “Po, është një gabim gjyqtari, dhe ju keni të drejtë, VAR nuk ka asnjë rol për të luajtur këtu. Sigurisht, ne gjithmonë kërkojmë, si zyrtarë, të kemi atë ndikim pozitiv në lojë, duke u përpjekur të identifikojmë rastet kur mund të lejojmë që loja të luajë me avantazh. Dhe Simon Hooper, arbitri në këtë rast, normalisht është i mirë në identifikimin e këtyre gjërave. Në këtë rast të veçantë, ai sheh një faull mjaft të fortë dhe të pamatur nga Emerson Royal te Haaland. Ai bën punën e vështirë, ai vetëm heziton një moment për të parë nëse një avantazh është i mundur. Por ai e kupton në mendjen e tij, duke e menduar mirë, se ishte një ndërhyrje e fortë.” /Albeu

të fundit

Rama pranon keqqeverisjen: Protesta ka arsye që lidhen me të përditshmen e njerëzve

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me të rinjtë në plazhin e Jalës në jug të vendit. Rama foli mbi…

24 minutes ago

Grabiti një makinë dhe sende me vlerë në disa banesa, prangoset në plazh shqiptari që kishte hyrë ilegalisht në Greqi

Një shtetas shqiptar është kapur nga policia greke pas një serie vjedhjesh. Bëhet fjalë për një 44-vjeçar shqiptar i cili…

40 minutes ago

We Paid 4 Million Euros From Our Taxes, but Kanye West Mistakes Albania for Turkey in Concert Announcement

Artisti amerikan Kanye West, ka tërhequr vëmendjen për shkak të një gabimi në një postim në rrjetet sociale. Në njoftimin…

41 minutes ago

Futbolli botëror në zi, humb jetën në moshën 25-vjeçare futbollisti që luajti në Botëror me Afrikën e Jugut (EMRI+FOTO)

Futbolli i Afrikës së Jugut, është tronditur nga lajmi për vdekjen e mesfushorit Jayden Adams, vetëm 25-vjeç. Lajmi u raportua…

52 minutes ago

Rama shpërndan një tjetër vlerësim negativ për Kalanë e Rozafës: Shpresoj që prokuroria të veprojë kundër shantazhuesve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për komentet dhe vlerësimet negative online, teksa këtë herë ka ndarë një video me…

60 minutes ago

Robert Aliaj shpërthen ndaj Mimoza Ahmetit: U shit për lekë…

Hyrja e poetes Mimoza Ahmeti në reality show-n “Ferma VIP”, ka sjellë reagime dhe debate të shumta në publik. Një…

1 hour ago