Hyrja e poetes Mimoza Ahmeti në reality show-n “Ferma VIP”, ka sjellë reagime dhe debate të shumta në publik. Një prej zërave më kritikë ka qenë artisti Robert Aliaj, i cili nuk i ka kursyer komentet e ashpra ndaj saj.
Gjatë një deklarate të fundit, Aliaj u shpreh se të qenit poet nuk nënkupton domosdoshmërisht të qenit intelektual.
None found
Sipas tij, një intelektual i vërtetë nuk duhet të bëjë kompromise me vulgaritetin dhe as të bëhet pjesë e formateve që ai i konsideron të papërshtatshme.
“Të jesh poet nuk është kusht se je intelektual. Këtë duhet ta ndajmë! Intelektualët nuk bëjnë kompromise me vulgaritetin. Intelektuali është një zgjedhje në jetë, është, si të thuash, ADN-ja jote”, deklaroi artisti.
Robert Aliaj, vijoi më tej duke theksuar se një person që ka ndërtuar ndër vite një figurë publike dhe intelektuale nuk duhet, sipas tij, ta cenojë atë për arsye financiare.
“Nuk bën dot siç duan të tjerët, të bëhesh si të tjerët. Aty dallohet një intelektual! Nuk duhet të jetë pjesë e llumit. Për mua nuk shkon që një njeri, i cili ka ndërtuar diçka në publik, të shitet për lekë”, përfundoi ai.
Merr flakë një polic te sheshi “Skëndërbej”, protestuesit hedhin molotov The post Merr flakë një polic te sheshi “Skëndërbej”, protestuesit…
Tensione të forta janë rregjistruar këtë të dielë në rreth orës 17:00 pranë sheshit “Skëndërbej” midis godinave të ministrive pranë…
Ka shpërthyer revolta e studentëve ndaj policëve tashmë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Protestuesit gjuajnë edhe me molotovë, duke vendosur…
Jo më shumë se dhjetë armë me leje për person. Ky është një nga ndryshimet kryesore që sjell Ligji i…
Dalja e qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës deri në orën 15:00 ka arritur në…
Elvis Kabashi dikur konsiderohej një prej talenteve më premtues të futbollit shqiptar. Në moshë të re, ai ishte pjesë e…