Shefi menaxhues i Bayer Leverkusenit i ka dhënë një goditje të rëndë Liverpoolit, duke insistuar se Xabi Alonso nuk do të zëvendësojë Jurgen Kloppin në stolin e “Të Kuqve”.
Muajin e kaluar, Klopp bëri njoftimin shokues ku tha se do të largohet nga posti i trajnerit tek Liverpooli në fund të sezonit, nëntë vite pasi iu bashkua klubit.
Që nga ai moment disa profile të trajnerëve janë diskutuar si zëvendësues të tij, por favoriti i qartë gjithmonë ka qenë ish-mesfushori i Liverpoolit dhe trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso.
Spanjolli ka bërë një punë të jashtëzakonshme këtë sezon me klubin gjerman duke u renditur në pozitën e parë në Bundesliga.
Sidoqoftë, shefi menaxhues i Leverkusenit, Simon Rofles, i ka dhënë një goditje të madhe shpresave të tifozëve të Liverpoolit për ta parë Alonson në “Anfield” sezonin e ardhshëm.
Në një intervistë për SPORT1, Rofles ka dhënë disa arsye se pse ai beson që Alonso do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në Gjermani.
“Unë jam i sigurt që do të qëndrojë. Një prej arsyeve është konstelacionet e kontratave, pastaj ka të bëjë me atë se sa rehat ndihet Alonso dhe familja e tij, ai e di se çfarë kushtesh ka në klub”, ka thënë Rofles.
“Ai ka një ekip mjaft të mirë, dhe ne do të kemi një perspektivë shumë të mirë edhe vitin tjetër dhe nuk do të ketë ndryshime në skuadër”.
“Ne definitivisht do të kemi një skuadër të fortë edicionin e ardhshëm. Këto pika, krahas kontratës, trajnerët si Xabi por gjithashtu edhe lojtarët të cilët tërheqin interesim nga klubet tjera, zakonisht qëndrojnë tek ne”, përfundoi ai. /Telegrafi/