Categories: sport

Shearer: Anglia nuk duhet të trembet nga “Azteca”, ndaj Meksikës mund të dalë fituese

Alan Shearer, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit anglez, është i bindur se Anglia nuk ka arsye të stepet përpara duelit me Meksikën në stadiumin historik “Azteca”, edhe pse përballja pritet të zhvillohet në kushte të vështira dhe nën një atmosferë të zjarrtë nga publiku vendas.

Të lidhura

None found

Ish-sulmuesi i Anglisë vlerëson se skuadra e Thomas Tuchel nuk do të kushtëzohet as nga lartësia, as nga presioni që mund të vijë nga tribunat, e as nga pesha historike e impiantit.

“Kam dëgjuar shumë njerëz të flasin për kushtet e vështira që do ta presin Anglinë në ‘Azteca’, por nuk besoj se lojtarët do të shqetësohen për këtë. Përkundrazi, ata do ta shohin si një sfidë që mezi e presin. Kështu do të mendoja edhe unë si futbollist”, u shpreh Shearer.

Sipas tij, sapo topi vihet në lëvizje, gjithçka që është komentuar më parë mbetet në plan të dytë.

“Nëse Anglia luan futbollin e saj dhe nuk ndikohet nga rasti apo atmosfera, besoj se do ta fitojë ndeshjen”.

Shearer pranon se Meksika do të ketë një avantazh të dukshëm, pasi do të luajë para publikut të saj dhe rreth 80 për qind e stadiumit pritet të jetë në anën e vendasve.

Megjithatë, ai e sheh një sfidë të tillë si diçka që çdo futbollist e ëndërron.

“Të luash në një stadium kaq ikonik, në një Kupë Bote dhe para miliona shikuesve në televizion, është ajo për të cilën punon gjithë jetën. Është ëndrra e çdo fëmije që luan futboll”.

Ai shtoi se ka pasur gjithmonë dëshirë të shohë nga afër “Azteca”-n që prej kohës kur ndoqi Kupën e Botës 1986, ndërsa kthimi i Anglisë në këtë stadium pas humbjes historike ndaj Argjentinës e bën përballjen edhe më domethënëse.

Shearer komentoi edhe lajmet që flasin për zhurma, fishekzjarrë dhe tentativa për të prishur qetësinë e skuadrave mike përpara ndeshjeve në Meksikë.

Ai tha se nuk do të ishte aspak i befasuar nëse një situatë e tillë do t’i ndodhte edhe Anglisë.

“Nuk do të çuditesha nëse më vonë do të mësonim se edhe Anglia është shqetësuar gjatë natës, qoftë nga alarmet apo fishekzjarrët. Këto gjëra ndodhin shpesh edhe para ndeshjeve të Ligës Premier. Janë të bezdisshme, por duhet t’i pranosh dhe të vazhdosh përpara”.

Sipas ish-kapitenit anglez, as atmosfera në stadium dhe as statistikat shumë të forta të Meksikës në “Azteca” nuk duhet të ndikojnë te anglezët.

“Meksika ka humbur vetëm dy nga 89 ndeshjet zyrtare në këtë stadium që nga viti 1966 dhe ky është një rekord që meriton respekt. Megjithatë, kur sheh kundërshtarët që ka pasur përballë gjatë këtyre viteve, nuk mund të thuash se ka qenë gjithmonë përballë ekipeve elitare. Nuk mendoj aspak se janë të pathyeshëm”.

Duke folur për zgjedhjet e Thomas Tuchel, Shearer tha se trajneri i Anglisë ka ende disa vendime të rëndësishme për të marrë përpara ndeshjes me Meksikën.

Ai vuri në dukje se mbrojtësi i djathtë do të ketë një provë të fortë përballë Julian Quinones, të cilin e cilësoi si një nga lojtarët më të rrezikshëm të Meksikës dhe që ka shënuar tre gola në këtë Kupë Bote.

Sipas tij, Djed Spence mund t’i japë më shumë qëndrueshmëri repartit mbrojtës, por një zgjedhje e tillë mund ta kufizojë Anglinë në lojën sulmuese.

Në të majtë, Shearer mendon se Anthony Gordon e ka merituar një vend titullari pas hyrjes së mirë nga stoli ndaj Republikës Demokratike të Kongos, ndërsa në krahun e djathtë zgjedhja mbetet mes Noni Madueke dhe Bukayo Saka.

Megjithatë, për mesfushën ai nuk do të bënte asnjë lëvizje.

“Nuk do ta mendoja asnjëherë ta aktivizoja Declan Rice si mbrojtës të djathtë. Ai, së bashku me Elliot Anderson dhe Jude Bellingham, i japin Anglisë ekuilibrin ideal në mesfushë”.

Shearer theksoi gjithashtu se Anglia duhet ta nisë ndeshjen shumë më mirë sesa bëri kundër RD Kongos.

“Nëse e nisim ndeshjen ngadalë dhe pësojmë sërish gol të parët, do të jetë shumë më e vështirë të rikthehemi në rezultat”.

Në fund, ai dha edhe vlerësimin e tij për ecurinë e deritanishme të Kupës së Botës, duke përmendur paraqitjen surprizë të Kepit të Gjelbër, por duke nënvizuar se Franca vijon të mbetet skuadra më bindëse e turneut.

“Nga ajo që kam parë deri tani, nuk kam ndryshuar mendim. Franca mbetet ekipi që duhet mposhtur dhe është favoritja ime për ta fituar Kupën e Botës”.

Shearer beson po ashtu se Kylian Mbappe mbetet pretendenti kryesor për “Këpucën e Artë”, edhe pse ai shpreson që Harry Kane të qëndrojë në garë deri në fund.

“Mbappe është ende favoriti, sepse Franca ka shumë gjasa të shkojë deri në finale dhe ai pritet të shënojë shumicën e golave të saj. Megjithatë, shpresoj që Harry Kane ta mbajë hapin, duke nisur që me disa gola ndaj Meksikës”.

të fundit

Lawyer after the hearing at the Tirana Court: The detention of the July 2 protesters was unlawful, jail sought for two

Një prej avokatëve që ishin prezentë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Tiranës për protestuesit të cilët u arrestuan…

8 minutes ago

Serious crash between an “Audi” and a “Toyota” in Gërmenj, several injured on the Divjakë-Tre Urat road

Një aksident i automobilistik ka ndodhur këtë të dielë në aksin rrugor Divjakë-Tre Urat, në rrugët e brendshme të fshatit…

8 minutes ago

Diaspora heads to Kosovo, what are the current waiting times at border crossings?

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se këtë të diel pritjet në shumicën e pikave kufitare janë…

9 minutes ago

Bedri Elezi: Gun killings are an alarm signal for security and trust in justice in Kosovo

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se rastet e fundit të vrasjeve me…

9 minutes ago

Mickoski says VMRO is ready for elections at any moment

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, u pyet sot nga gazetarët nëse mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai tha…

10 minutes ago

Mexhiti and Kasami Overtake Ali Ahmeti in the Latest Trust Rating

Nga 10 deri më 27 qershor, anketuesit e agjencisë Market Vision, me porosi të portalit MKD.mk, zhvilluan një hulumtim të…

11 minutes ago