“Të mërzitur më shumë ne që jemi pak më të vjetër e ndoshta ishte rasti i fundit për ne që të marrim pjesë”. Këto janë fjalët e Berat Gjimshitit, kapitenit të Kombëtares shqiptare, pas humbjes së kuqezinjve përballë Polonisë në Varshavë.
Padyshim ai i referohej vetes, pasi në moshën 33-vjeçare, do të duhet që ai të kalojë tre-katër vitet e ardhshme në nivelet më të larta për të synuar të njëjtin objektiv, për Botërorin 2030.
Të lidhura
None found
Por ai nuk është i vetmi, pasi ka lojtarë të tjerë për të cilët ky mund të ketë qenë shansi i fundit i karrierës, për të luftuar për një objektiv historik siç është pjesëmarrja në Botëror.
Ivan Balliu, duket e sigurt që nuk do e ketë më këtë shans, pasi është në moshën 34-vjeçare. Ndërkohë, emra të tjerë që rrezikojnë janë edhe 32-vjeçarët Hysaj, Ajeti e Aliji, për të cilët duket pak e mundshme që të kenë një rol protagonisti kryesor pas 3-4 vitesh me ekipin kombëtar.
Të rrezikuar janë edhe ata që kanë një moshë pak më të re, si 31-vjeçari Strakosha, apo 30-vjeçarët Laçi, Uzuni e Asani.
Por për të gjithë këta futbollistë, prania apo jo e tyre me grupin e Kombëtares në eliminatoret e Botërorit të ardhshëm, do të varet shumë edhe nga evoluimi i brezit të ri që vjen pas tyre dhe do të kërkojë t’u marr vendin në listat e kuqezinjve.
LOJTARËT QË RREZIKOJNË
Ivan Balliu 34
Berat Gjimshiti 33
Elseid Hysaj 32
Arlind Ajeti 32
Naser Aliji 32
Thomas Strakosha 31
Qazim Laçi 30
Myrto Uzuni 30
Jasir Asani 30
