sport

Sfida me Poloninë/ Elseid Hysaj: Besojmë te Kombëtarja, trajneri e ka të qartë çdo të bëjë

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes me Poloninë më 26 mars.

Duke folur për ndeshjen, mbrojtësi e cilësoi Poloninë si një kundërshtar të fortë me cilësi të lartë, por theksoi se Shqipëria ka një mundësi të artë për të synuar kualifikimin në Botëror.

Të lidhura

None found

Ai shtoi se, pavarësisht vështirësive të dy viteve të fundit në nivel klubi, me Kombëtaren ka dhënë gjithmonë maksimumin, duke e konsideruar një krenari të madhe pjesëmarrjen në këtë fazë vendimtare.

“Është e vërtetë që nuk kam pasur minutazh, por kur vjen në Kombëtare është një ndjesi tjetër, si një punë tjetër që do e bësh dhe do bësh maksimumin. Nëse do kem 60 minuta do jap më të mirën time dhe pastaj do dal, do ia lëshoj vendin dikujt tjetër, jemi të gjithë të disponueshëm për Kombëtaren. Është një ndeshje e vështirë, Polonia është një skuadër e fortë, me shumë emra, ka treguar që ka kualitet, por tani kemi rastin e vetëm që mund të na çojë në Botëror, është një mundësi e vetme, të gjithë jemi të kënaqur që kemi arritur play off-in, do japim maksimumin. Jemi pak pafat se herët e tjera kanë kaluar skuadrat e para dhe e dyta në Botëror, por tani e kemi në dorë ne, që duam të shkojmë atje, e kemi treguar që duam ti falim Shqipërisë një Botëror të bukur.

Ka dy vite që ndoshta kam pasur çalime aty ku luaj në skuadrën time, por pjesa e Kombëtares është diçka tjetër që kam bërë maksimumin, kam luajtur dhe kur kam ndenjur në pankinë i kam mbështetur nga jashtë. Kjo puna e minutazhit është pak mërzitje atje, por është krenari e madhe që do të luaj një ndeshje play off me Kombëtaren.

Ndeshja me Poloninë që kemi luajtur ka qenë shumë e bukur, nëse luajmë mirë bashkë, edhe unë do të luajë mirë, do të bëj më të mirën time. Mungesat janë të rënda se Rei dhe Daku janë të rëndësishëm, kur janë ata në fushë, kemi ndihmë më të madhe për të bërë gol dhe për avancuar, kur mungojnë disa është një mundësi për të tjerët që të tregojnë se e meritojnë të thirren në Kombëtare, këtu është diçka e madhe, respekt për ata që do vijnë dhe ata që mungojnë, kemi një trajner shumë të mirë që do të dijë c`të bëjë.

Kjo është një ëndërr qëkur kam qenë i vogël, kur bën dy Europiane kërkon edhe Botërorin. Ndonjëherë realizohen ndonjëherë jo unë por unë kam besim shumë të madh, këtë mundësi kemi, është një ndeshje teke, është e vështirë, ne shkojmë për fitore, nëse do luanim në shtëpinë tonë do të ishte më mirë, të gjithë jemi gati, një derë kemi për të kaluar nëse se kalojmë do të kthehemi mbrapsht, do të qajmë, çdo të bëjmë.

Ishalla kalojmë Poloninë njëherë, po fitove nuk mund të gëzohesh asgjë, se kemi dhe ndeshjen tjetër. Nëse kalojmë Poloninë, kemi ndeshjen e jetës. Do e bëjmë me zemër siç kemi bërë çdo ndeshje tjetër dhe do bëjmë krenar sa më shumë shqiptare”, deklaroi ai.

të fundit

Drita merr tri pikë në Klinë, Dukagjini ndalet nga shtylla në shtesë

Drita ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Dukagjinit, duke triumfuar 2-1 në stadiumin “13 Qershori” në Klinë, në…

2 minutes ago

Drenica inauguron reflektorët në “Bajram Aliu” me triumf të thellë 4-0 ndaj Llapit

Drenica ka shënuar fitore bindëse në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës, duke mposhtur Llapin me rezultat…

2 minutes ago

Liria ka Emër” thërret sërish protestë sonte: Të mblidhemi të shumtë dhe të bashkuar

Sërish protestohet në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së. “Sonte në 21:00, dalim në…

6 minutes ago

Kamerat e sigurisë do të shtrihen në të gjitha parqet publike deri në fund të vitit

Loja, lëvizjet e qëndrimet e qytetarëve tash e tutje do të jenë nën monitorim. Nga të gjitha anët, nga kjo…

6 minutes ago

Karim Loukili pas fitores ndaj Partizanit: Dua të ndihmoj Egnatian me gola dhe asiste

Karim LoukiliEgnatia fitoi 2-1 përballë Partizanit, sfidën e vlefshme për javën e 5-të të “Abissnet Superiore” [...]Read More...

8 minutes ago

Egnatia mposht Partizanin, Nevil Dede mungon para mediave; zyrtari Karafici vlerëson rivalin për titull

Egnatia ia doli të marrë fitore të rëndësishme për objektivat kundër Partizanit, 2 – 1 [...]Read More...

9 minutes ago