Pas një periudhe disamujore larg ekranit, Bora Zemani ka zbuluar gjatë emisionit “Goca dhe Gra” se cili do të jetë programi që ajo do të moderojë në vijim.
E ftuar në festën e 25-vjetorit të Top Channel, moderatorja ndau me publikun emocionet e kthimit të saj dhe pritshmëritë për edicionin e ri të programit “Shqiptarët për Shqiptarët”.
None found
“Me zor po pres, se më ka munguar shumë ekrani. Kohë e gjatë kjo për mua”, u shpreh ajo gjatë intervistës.
Bora foli gjithashtu për ndjesitë e veçanta që përjetoi në përvjetorin e 25-të të Top Channel, duke e vlerësuar këtë moment si një pikë kthese në historinë e televizionit.
Gjatë bisedës me Orinda Hutën, ajo u pyet nëse do të jetë pjesë e sezonit të ri, duke përmendur se prej gjashtë muajsh flitet vetëm për këtë çështje. “Një tjetër sezon i suksesshëm pritet të fillojë. Si ndihesh sot në 25-vjetorin e Top Channel në këtë festë të madhe?”, e pyeti Orinda.
Bora u përgjigj se ndihej shumë mirë, si në çdo përvjetor të Top Channel, por ky ishte veçanërisht i rëndësishëm. “25 vite janë histori, unë jam shumë e lumtur që jam një pikë e vogël e kësaj historie. Kujtoj veten time 10 vjeç, kam qenë unë kur Top-i filloi transmetimin. Mendoj që atëherë besoja fort që do isha pjesë e Top-it”, tha ajo.
Kur Orinda e pyeti për sezonin e ri të “Shqiptarët për Shqiptarët”, Bora ripërsëriti padurimin e saj: “Me zor po pres, se më ka munguar shumë ekrani. Kohë e gjatë kjo për mua.”
Më pas, Orinda e sfidoi me një pyetje më personale: “Më e vështirë të mbash një dashuri apo të mbash një audiencë?” Bora u përgjigj se të dyja kanë sfidat e tyre, por theksoi se ajo i përjeton të dyja. Sipas saj, arritja e suksesit nuk është aq e vështirë sa ruajtja e tij. “Gjithmonë e kam besuar këtë, prandaj i qëndroj gjithmonë me këmbë në tokë, avash-avash. Shkallët gjithmonë një nga një. Mendoj që gjërat më të bukura nuk kanë ardhur akoma. Jemi krenarë për të shkuarën, por më të bukurat do të vijnë në 125 vitet e ardhshme”, përfundoi ajo.
Katër inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) janë shkarkuar nga detyra pas shkeljeve të konstatuara në procedurën e kontrollit…
Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i…
Një sulm iranian ka goditur një godinë industriale civile në Bahrein, duke shkaktuar zjarr në objekt. [...] Read More... The…
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar bashkatdhetarët dhe bashkëveprimtarët e partisë në Bruksel, në kuadër të një organizimi të…
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar me sukses qitje me municion luftarak nga mortajat 120 milimetra, të integruara…
Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...]Read More...