Sevilla në zi. Skuadra andaluziane luan sonte në “Wanda Metropolitana” përballë Atletico Madrid për biletën e fundit në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.
Raund ku janë kualifikuar deri tani Real Sociedad, Mallorca dhe Athletic Bilbao.
None found
Tre tifozë të Sevillas kanë humbur jetën në një aksident automobilistik teksa po udhëtonin drejt kryeqytetit spanjoll për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.
“Ne do të luajmë me shiritë të zinj në krahë. I kemi dërguar kërkesë Federatës që të mbahet një minutë heshtje përpara fillimit të ndeshjes.
Klubi ynë shpreh keqardhjen e thellë për vdekjen e tre tifozëve tanë. Jemi pranë familjarëve dhe miqve të tyre në këto momente të vështira. U prehshi në paqe!”, lexohet në komunikatën zyrtare të Sevillas.
Në lidhje me ngjarjen tragjike reagoi edhe presidenti i klubit andaluzian, Jose Maria del Nido Carrasco, shkruan SS.
“Jam i trishtuar dhe i tronditur nga lajmi fatal i vdekjes së tifozëve. Jemi të shkatërruar dhe shumë të trishtuar. Do të jemi pranë familjeve të tifozëve.
Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Ne vetëm mund të tregojmë dashurinë tonë dhe të sigurojmë se klubi do të jetë pranë familjeve të viktimave”.
Atletico Madrid – Sevilla do të nisë prej orës 20:00.
Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…
Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…
Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…
Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…
Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…