Serie A na rezervon sonte një super ndeshje. Milan dhe Juventus do të përballen në “San Siro” për javën e nëntë të kampionatit Italian.
Stefano Pioli do të vazhdojë t’i bësojë Giroud në sulm, i cili do të mbështetet nga De Katelaere, Leao dhe Krunic, një pozicion jo i zakontë për këtë të fundit.
Ndërkohë në mbrojtje rikthehet Theo Hernandez, ndërsa në krahun e djathtë do të startojë Dest.
Ndërkohë që Allegri pritet ta nisë këtë përballje të rëndësishme me dyshen Milik-Vlahovic në sulm, që do të mbështeten nga Kostic dhe McKennie, me Di Marian të pezulluar për shkak të kartonit të kuq.
Formacionet e mundshme:
/albeu.com