Sergio Ramos “shtrëngon dhëmbët” për t’u ndeshur ndaj Real Madrid

9 Marsi është një datë e shënuar në kalendarin e Sergio Ramos pasi sinjalizon ditën kur Paris Saint-Germain do të udhëtojë për të luajtur me Real Madridin në stadiumin që dikur ishte shtëpia e tij, Estadio Santiago Bernabeu.

Mbrojtësi u detyrua të largohej nga stërvitjet për shkak të një dëmtimi më 30 janar dhe tani po punon për rikuperimin.

Në parim, ai është i lënë jashtë për ndeshjen në Spanjë, por vetë Ramos është i vendosur të bëjë gjithçka që mundet për t’u kthyer në kohë për ndeshjen.

Shtypi francez thotë se ish-kapiteni i Real Madridit është tepër i motivuar nga mundësia për të luajtur kundër ish-klubit të tij.
Ramos gjithmonë ka thënë se nuk dorëzohet kurrë dhe kjo ka qenë vendimtare për të pasi dëmtimet kanë pllakosur sezonin e tij të parë në Paris.

Ai nënshkroi për klubin i dëmtuar verën e kaluar dhe ka luajtur vetëm pesë ndeshje për klubin deri më sot./h.ll/albeu.com


Shtuar 4.03.2022 08:30