Serbët të shqtësuar: Shqiptarët po blejnë bileta, i sigurojnë nëpërmjet…

Në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026, ditën e djeshme, Shqipëria ka mbërritur në Nish, teksa sot do të luajë ndeshjen ndaj Serbisë.

Serbët kanë marrë masa të shumta për të pasur një ndeshje me qetësi, teksa nuk kanë munguar as problemet siç ishte vendosja e flamurit shqiptar në stadium, apo edhe pretendimet se shqiptarët kanë tentuar të shesin flamuj e fanella, pavarësisht se në Serbi nuk do të ketë tifozë shqiptarë.

Sikur të mos mjaftonin këto, serbët kanë një tjetër frikë. Ata i tremben faktit se shqiptarët janë duke blerë bileta, për të qenë në stadium dhe diçka të tillë po e bëjnë shqiptarët që zotërojnë një pasaportë serbe.

Të shumtë janë ata që kanë mbetur jashtë kufijve zyrtar të Kosovës, në Luginën e Preshevës apo Bujanoc, ndërkohë që ka edhe shqiptarë në Nish e Leskovac.

Duke përfituar nga pasaporta serbe, këta mund të blejnë bileta për të qenë në stadium, gjë e cila do të sillte jo pak probleme për sigurinë e ndeshjes, duke qenë se çdo incident që mund të ndodhë nga tifozët, i faturohet palës serbe, pavarësisht se mund të ketë shqiptarë nëpër tribuna.


Shtuar 11.10.2025 15:54