Senegal, Koulibaly: Ne jemi një grup, një ekip dhe vëllezër. Kjo bën diferencën

Kalidou Koulibaly , kapiteni i Senegalit, foli me mikrofonat e “beIN SPORTS” pas fitores ndaj Ekuadorit, e cila i dha kualifikimit të skuadrës afrikane për në fazën e 16-të.

“Jam shumë i lumtur, është një moment emocionues. E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë kundër një ekipi të shkëlqyer, luftuam me vendosmëri të madhe për të marrë fitoren dhe ia dolëm. Tani mendojmë për garën e radhës. Jemi një grup i mirë, me shumë lojtarë të rinj interesantë. Sot jemi shumë të lumtur”.

Ishte e vështirë të humbiste një lojtar si Sadio Mane para Kupës së Botës, por grupi u përgjigj shumë mirë. Cfare ndodhi?

“Ne jemi një grup, jemi një ekip, jemi vëllezër. Kjo bëri diferencën. Sadio Mane është një lojtar legjendar për ne, por ne kemi besuar gjithmonë në të. Jemi të lumtur, kjo fitore është për të dhe për Papa Boubën. Diop: sot është dyvjetori i vdekjes, donim të bënim diçka të veçantë. Falenderojmë familjen e tij.”

Qellimi?

“Jam shumë i lumtur, është goli im i parë ndërkombëtar. Është fantastike të shënosh një gol në Kupën e Botës, jam i lumtur. Dua të vazhdoj kështu.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 29.11.2022 20:01