Arabia Saudite po fillon të ndërtojë një stadium të teknologjisë së lartë në majë të një shkëmbi 200 metra të lartë mbi Riad. Stadiumi do të ndërtohet për nevojat e Botërorit të vitit 2034, që do të mbahet në këtë vend të Lindjes së Mesme.
Stadiumi i veçantë do të ketë 45.000 vende dhe do të marrë emrin e Princit Mohammed bin Salman.
Koncepti i këtij stadiumi u prezantua sot. Kompania e investimeve “Qiddiya”, e cila është përgjegjëse për ndërtimin e stadiumit, thekson se ndërtesa do të ketë çati dhe fushë që do të tërhiqet sipas nevojës dhe qindra metra mur LED. Muri LED është projektuar për të hapur një pamje të qytetit më poshtë.
Kompania e Investimeve “Qiddiya” (QIC) është në pronësi të plotë të Arabisë Saudite, domethënë Fondit të Investimeve Publike që menaxhohet nga vetë Bin Salman. I njëjti fond zotëron klubin anglez të Premier Ligës angleze, Njukasëll. /panoramasport/
Future Mohammad Bin Salman stadium in SAUDI ARABIA, Qiddiya city pic.twitter.com/USquzhoRiU
— Masoom Anjaan (@MasoomAnjaan4) January 16, 2024