Barcelona ka humbur shërbimet e Dani Olmos të paktën deri në janarin e vitit 2026. Ka qenë vetë klubi katalanas që ka konfirmuar se në ndeshjen e fundit të fituar ndaj Atletiko Madrid, mesfushori ofensiv pësoi një dëmtim në shpatullën e majtë.
Ai realizoi në portën e Atletikos por pastaj ra në shpatull duke pësuar një dëmtim. Pasi mori ndihmën e mjekëve, Olmo vazhdoi të luante në këtë sfidë. Por pas vizitave të kryera sot, klubi ka konfirmuar se futbollisti ka pësuar një dëmtim në shpatullën e majtë.
Mediat spanjolle bëjnë të ditur se lloji i dëmtimit e lë atë jashtë të paktën deri në janar, duke humbur tre ndeshje në kampionat, një në Ligën e Kampioneve ndaj Eintraht Frankfurt, si dhe një në Kupën e Mbretit. Megjithatë, ana pozitive është që ai nuk do të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale dhe kjo do të përshpejtojë ndjeshëm kthimin e tij në fushë.
