Mohamed Salah do të arkëtojë 17 milionë euro për sezon te Trabzonspori, shifër që e bën egjiptianin rekordmenin e ri të pagave në futbollin turk dhe një prej lojtarëve më të paguar në Evropë.
None found
Rekordi i mëparshëm mbahej nga Victor Osimhen, i cili përfiton 15 milionë euro në vit te Galatasaray. Të ardhurat e Salahut mund të jenë edhe më të larta, pasi marrëveshja e tij parashikon gjithashtu bonuse krahas pagës bazë.
Transferimi, i konsideruar si një nga lëvizjet më befasuese të kësaj vere, u realizua pasi Salahut i përfundoi kontrata me Liverpoolin. Ai iu bashkua Trabzonsporit si lojtar i lirë dhe firmosi një kontratë dyvjeçare.
Rreth 25 mijë tifozë dolën për ta pritur futbollistin në aeroport, duke i organizuar një pritje madhështore pas mbërritjes së tij.
Vendimi i egjiptianit shkaktoi habi, pasi forma dhe niveli që ai vazhdon të shfaqë do t’i mundësonin të luante ende në elitën e futbollit evropian. Megjithatë, Salah zgjodhi Trabzonsporin, ekip që e përfundoi sezonin e kaluar në vendin e tretë të kampionatit turk.
Një kalim te klubet e mëdha të Turqisë, si Galatasaray, Fenerbahçe ose Besiktas, nuk do të ishte pritur me të njëjtën befasi. Zgjedhja e Trabzonsporit lidhet edhe me anën financiare, duke marrë parasysh kushtet e jashtëzakonshme që i janë ofruar sulmuesit egjiptian.
Tani pritet të shihet nëse ky investim i madh do të japë rezultat edhe në fushën e lojës. Trabzonspori synon të ndërpresë dominimin e Galatasarayt dhe të rikthehet në betejën për titullin kampion.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…