Antonio Rudiger do të mbetet te Real Madridi për edhe dy vite të tjera.
Eksperti i merkatos Fabrizio Romano bën të ditur se mbrojtësi qendror gjerman e ka firmosur zyrtarisht marrëveshjen e re me klubin spanjoll, kontratë që e lidh me “Santiago Bernabeu” deri në verën e vitit 2027.
None found
Kontrata e mëparshme e 33-vjeçarit përfundonte në fund të këtij muaji, por mes palëve është gjetur dakordësia për të vijuar bashkëpunimin. Zyrtarizimi nga ana e Real Madridit pritet të bëhet publik në 24 orët e ardhshme.
Gjatë sezonit të ardhshëm, Rudiger parashikohet të ketë peshë të madhe në repartin e prapavijës së “Los Blancos”, tashmë nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho.
Futbollisti gjerman së fundmi u hodh në fushë nga stoli në suksesin e thellë 7-1 të Gjermanisë ndaj Curacaos, në takimin hapës të Botërorit.
Në të njëjtën kohë, Real Madridi po vijon përpjekjet për të përforcuar mbrojtjen, ndërsa raportohet se ka siguruar marrëveshje për transferimin e Ibrahima Konate, Denzel Dumfries dhe Marc Cucurella, që pritet t’i bashkohen ekipit në muajt në vijim./
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, së bashku me kreun e Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, dhe kryetaren e…
Dizajnerët profesionistë nuk duhet ta shohin inteligjencën artificiale gjenerative si një kërcënim të drejtpërdrejtë për vendet e tyre të punës,…
Google Pixel 11 vazhdon të jetë një nga modelet që përcakton se çfarë duhet pritur nga versioni bazë i një…
Rreth 30 robotë protestuan para Ministrisë së Politikës Digjitale në Poloni, duke kërkuar rregulla dhe kontroll mbi përdorimin e inteligjencës…
Kryeshkencëtari i OpenAI, Jakub Pachocki ka bërë thirrje për kujdes të jashtëzakonshëm lidhur me përparimin e shpejtë të inteligjencës artificiale…
Audi ka lançuar me A2 e-tron atë që e cilëson si “modelin më efikas në historinë e saj”. Modeli i…