Rudi Voller: Shkarkimi i Flik i detyrueshëm

Përfaqësuesja e Gjermanisë do të kërkojë të kthejnë nderin në vend ndaj Francës, pas rezultateve negative të njëpasnjëshme.

Rudi Völler në pozitën e drejtorit sportiv, dhe kapiteni Ilkai Gyndoan, janë prononcuar për media, aty ku çështjet e prekura nga 63-vjeçari rreth largimit të Flikut ishin ende “të nxehta”.

SHKARKIMI- ”Të gjithë e dimë se detyra ime kryesore sapo mora postin e drejtorit sportiv përkon me mbështetjen e Flikut dhe kështu bëra, madje deri në orët e fundit para shkarkimit. Dështimi në Kupën e Botës mendoja se do të na shërbente si mësim i mirë në vazhdimësi, por rezultatet sërish munguan. Dukej sikur asgjë nuk funksiononte. Gjithsesi, respekti për Hansin nuk mbetet pas. Ai është një ‘top’ trajner tashmë, i uroj suksese në detyrat e tjera profesionale”,

TRAJNERI I RI- ”Tekniku vendës do të ishte i përkryer, marrë në konsideratë që do të luajmë Europianin përballë publikut tonë. Detyra kryesore jona është gjetja e trajnerit sa më shpejt. E shumta në harkun e tri javëve do të jetë e përfunduar si çështje. Ndryshimi i frymës mbetet jetik, sigurisht që kemi diskutuar disa emra”, shtoi ish-futbollisti i Gjermanisë në periudhën 1982-1994, tha Völler.


Shtuar 12.09.2023 18:43