Categories: sport

Rudi Vata para duelit Kosovë-Irlandë: Shpresoj që Rocco të shkëlqejë, por dua edhe rritjen e Dardanëve

Rudi Vata e konsideron të hapur përballjen mes Kosovës dhe Irlandës, duke vlerësuar se kombëtaret e këtij grupi janë thuajse në të njëjtin nivel.

Të lidhura

None found

Dardanët do ta nisin këtë të enjte rrugëtimin në Ligën e Kombeve pikërisht ndaj Irlandës, skuadër në të cilën bën pjesë edhe Rocco Vata, djali i ish-kapitenit të Shqipërisë.

Në një prononcim për Telegrafin, Vata tregoi se kjo sfidë ka një domethënie të veçantë për të. Ai shprehu mirënjohje ndaj Irlandës për kujdesin që ka treguar ndaj Rocco-s ndër vite dhe për vendimin për ta grumbulluar, edhe pse futbollisti nuk ndodhet ende në nivelin e tij më të mirë.

“Kjo është një ndeshje me emocion të veçantë, pasi përballen Kosova dhe Irlanda. Dardania ka pasur gjithmonë një vend të rëndësishëm në zemrën time. Që i vogël jam rritur me emocionet që kanë krijuar lojtarë të Kosovës si Fadil Vokrri, Prekazi, Kujtim Shala dhe shumë të tjerë”.

“Përballja bëhet edhe më e veçantë sepse në radhët e Irlandës është djali im, Rocco. Kjo situatë nuk ka ardhur si pasojë e ndonjë kërkese apo pune timen për të mbërritur deri këtu. Rocco i ka plotësuar kushtet për të luajtur me Irlandën dhe, për të qenë i sinqertë, ata janë kujdesur për zhvillimin e tij që prej moshës 14-vjeçare. Tani ai ndodhet në fazën finale”.

“Rocco po rikthehet pas një dëmtimi të gjatë, megjithatë Federata dhe trajneri kanë vendosur ta ftojnë, ta grumbullojnë dhe t’i japin mbështetje. Kjo dëshmon se skuadrat që besojnë te produkti i tyre duhet të tregojnë kujdes edhe në momentet e vështira. Rocco nuk është ende në formën që kishte para dëmtimit, por besimi i trajnerit mund ta ndihmojë të kapërcejë edhe ngërçin psikologjik”.

Ish-mbrojtësi shqiptar theksoi se do të dëshironte një paraqitje të mirë të djalit të tij me Irlandën, ndërsa në të njëjtën kohë pret që Kosova të vijojë përparimin.

“Nuk mund të them nëse do të luajë kundër Kosovës, pasi kjo do të shihet gjatë dy-tri ditëve të ardhshme. Cilën skuadër do të mbështes më shumë? Është një emocion krejt tjetër. Kam shumë dëshirë që djali im të bëjë hapin e radhës, por dua gjithashtu që Kombëtarja e Kosovës të rritet përmes rezultateve dhe lojës. Është një situatë e vështirë emocionalisht, por shpresoj që Rocco të marrë minuta dhe të bëjë një paraqitje që ta justifikojë pjesëmarrjen. Më pas, rezultati nuk është edhe aq i rëndësishëm”.

Sa i përket skuadrës favorite për të kaluar në Ligën A, Vata veçoi Austrinë, edhe pse beson se Kosova ka potencialin e nevojshëm.

“Në përgjithësi, të gjitha këto kombëtare janë në nivele të përafërta. Ato po përpiqen të përmirësohen në renditjen e përgjithshme dhe nuk ndodhen rastësisht në grupin B. Çdo skuadër duhet të jetë sa më e organizuar për të bërë hapin e radhës”.

“Austria ka një avantazh, pasi mentaliteti i saj është i ngjashëm me atë gjerman, por Kombëtarja e Kosovës ka talent. Largimi i kapitenit Rrahmani ka qenë një zhvillim jo i këndshëm dhe do të ketë ndikimin e vet. Kjo nuk është pozitive për asnjërën palë, sepse situata të tilla mund të shkaktojnë një lloj destabiliteti në kamp, por besoj se Foda do të dijë ta menaxhojë”.

“Janë ndeshje të ekuilibruara, ku vendosin përqendrimi, organizimi, kompaktësia dhe aftësia për të qenë sa më cinikë. Skuadra që i demonstron më mirë këto elemente do ta mbyllë grupin në krye. Të gjitha janë në të njëjtin nivel. Shpresoj që aty të jetë Kosova, por njëkohësisht dëshiroj që Rocco të bëjë një paraqitje të mirë për Irlandën”.

Ndeshja Kosovë-Irlandë do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke nisur nga ora 20:45.

të fundit

Mendi Qyra: In our first year, we paid off 2.5 million euros in debt and moved projects forward

Në vitin e parë të mandatit si kryetar i Komunës së Strugës Mendi Qyra thekson se ka arritur të shlyejë…

2 minutes ago

Këlliçi: Debati në Parlamentin Europian dëshmoi krizën e qeverisë së Ramës, nevojiten zgjedhje të lira dhe qeveri teknike

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas diskutimeve të zhvilluara sot në Parlamentin Europian, duke pretenduar se qëndrimet…

3 minutes ago

Pacolli announces new commission to oversee architects’ and engineers’ chambers

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se është krijuar Komisioni i ri Mbikëqyrës për…

3 minutes ago

Kosovo joins Children’s Summit declaration, Kurti explains its aim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Republika e Kosovës i është bashkuar Deklaratës Politike të Samitit…

3 minutes ago

Republican report: Epstein’s crimes could have been stopped, justice failed and powerful connections protected him

Autoritetet federale amerikane mund të kishin parandaluar krimet e Jeffrey Epstein pas vitit 2005, nëse hetuesit dhe prokurorët nuk do…

3 minutes ago

From pretrial detention, Meta calls for reversal of 2008 Rama-Berisha pact: Fully open lists and the return of mayoral runoffs

Ish-presidenti Ilir Meta, ka reaguar nga paraburgimi lidhur me Reformën Zgjedhore, duke kërkuar ndryshime të thella në sistemin politik dhe…

4 minutes ago