Categories: sport

A je shqiptar?”/ E fyen në shqip, Rocco Vata rrëfen provokimin nga lojtarët e Kosovës

Rocco Vata ka rrëfyer një episod të veçantë nga ndeshja mes Irlandës dhe Kosovës, e luajtur të martën në mbrëmje në Dublin, ku skuadra vendase fitoi 3-0.

Sulmuesi 20-vjeçar u aktivizua në pjesën e fundit të takimit dhe bëri të ditur se disa futbollistë të Kosovës u përpoqën ta nxirrnin nga loja me një mënyrë të pazakontë.

Të lidhura

None found

Vata, i lindur në Shqipëri dhe pjesë e përfaqësueses së Irlandës, tha se mbrojtësit kundërshtarë i folën në shqip dhe e fyen me synimin për ta provokuar gjatë minutave të fundit.

Duke folur për Balls.ie pas përfundimit të sfidës në stadiumin “Aviva”, ai shpjegoi se incidenti ndodhi teksa po përpiqej të pengonte përqendrimin e portierit të Kosovës gjatë një aksioni.

“Kur ndodhesha në zonë dhe po përpiqesha ta shpërqendroja portierin, ata nisën të më thonin disa gjëra. I kuptova”, deklaroi Vata.

Futbollisti irlandez tregoi edhe përmbajtjen e fjalëve që iu drejtuan.

“Po, më shanë pak. Më pyetën: ‘A je shqiptar?’ dhe më pas më fyen. Unë u thashë: ‘Po, mos u shqetësoni’. Pas ndeshjes, njëri prej tyre erdhi të kërkonte falje, gjë që ishte pozitive”, rrëfeu ai.

të fundit

LSDM: Mickoski dhe Koçovska synojnë t’u ngarkojnë qytetarëve 2 miliardë euro borxh në vitin 2027

Hritisjan Mickoski dhe Gordana Dimitrieska Koçovska planifikojnë t'i fusin në borxh qytetarët e Maqedonisë me dy miliardë euro të tjera…

1 minute ago

Kur Resul Sinani provohej si këngëtar, rikthehet videoja nga e kaluara

Resul Sinani është i njohur për publikun si moderator i lajmeve dhe i shumë emisioneve televizive. Së fundmi, ai është…

4 minutes ago

Ish-zv.kryeministrja nën akuzë për shkelje në tendera, korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash, caktohet gjyqtarja e seancës paraprake në GJKKO

Atalanta Zeqiraj është caktuar gjyqtare e seancës paraprake në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për…

4 minutes ago

Edi Rama mbërrin në Kuvend për seancën mbi Paketën Fiskale dhe Buxhetin 2027

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend, pak para orës 10:00, ku pritet të nisë seanca e sotme plenare. [...]Read…

6 minutes ago

Kilaj shpallet i pafajshëm në Hagë, por thotë se 18 muajt në burg e bëjnë të ndihet i dënuar

Isni Kilaj, i vetmi nga pesë të akuzuarit për pengim të drejtësisë që u shpall i pafajshëm në Hagë, thotë…

12 minutes ago

Pas urdhrit të arrestit, në Serbi kërkohen përgjigje për largimin e Radoiçiqit

Fletarrestimi që Gjykata e Lartë në Beograd lëshoi të martën për Millan Radoiçiqin ka hapur në Serbi pyetjen se kush…

12 minutes ago