Categories: sport

Irlanda shpall skuadrën për duelin me Kosovën, në listë edhe i biri i Rudi Vatës

Irlanda ka bërë të ditur emrat e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve. Në përzgjedhjen e trajnerit Heimir Hallgrimsson figuron edhe Rocco Vata, djali i ish-kapitenit të Shqipërisë, Rudi Vata.

Të lidhura

None found

Ndeshjen e parë të këtij edicioni, irlandezët do ta zhvillojnë kundër Kosovës. “Dardanët” do të jenë pritës më 24 shtator, në takimin hapës të grupit B3.

Për publikun shqiptar, vëmendja do të përqendrohet te sulmuesi Rocco Vata. Ai është djali i Rudi Vatës, ish-futbollist dhe ish-kapiten i Kombëtares së Shqipërisë.

Pas sfidës me Kosovën, Irlanda do të ndeshet me Izraelin më 27 shtator, përpara se të luajë kundër Austrisë më 1 tetor.

Seria e parë e ndeshjeve për irlandezët përfundon më 4 tetor, me një tjetër përballje ndaj Izraelit.

Ndërkohë, pas takimit me Irlandën, Kosova do të luajë kundër Austrisë më 27 shtator. Më pas, “Dardanët” do të përballen me Izraelin më 1 tetor dhe sërish me Austrinë më 4 tetor.

të fundit

Pacolli njofton komision të ri për mbikëqyrjen e odave të arkitektëve dhe inxhinierëve

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se është krijuar Komisioni i ri Mbikëqyrës për…

2 minutes ago

Duka për ligjin e sponsorizimeve, biletat dhe zgjedhjen mes Sylvinhos e Maran

Presidenti Armand Duka ka dhënë së fundmi një intervistë për televizionin “Klan News” [...]Read More...

7 minutes ago

Akt dëshpërimi”, Lionel Messi përballet me kritika të rralla nga kampioni i botës

Legjenda e Argjentinës, Jorge Valdano, ka kritikuar ashpër Lionel Messin për një veprim gjatë finales së Kupës së Botës 2026,…

8 minutes ago

Raporti republikan: Krimet e Epstein mund të ishin ndalur, drejtësia dështoi dhe lidhjet e fuqishme e mbrojtën

Autoritetet federale amerikane mund të kishin parandaluar krimet e Jeffrey Epstein pas vitit 2005, nëse hetuesit dhe prokurorët nuk do…

8 minutes ago

Nga paraburgimi, Meta kërkon zhbërjen e paktit Rama-Berisha të vitit 2008: Lista 100% të hapura dhe rikthim të balotazhit vendor

Ish-presidenti Ilir Meta, ka reaguar nga paraburgimi lidhur me Reformën Zgjedhore, duke kërkuar ndryshime të thella në sistemin politik dhe…

20 minutes ago

Kosova mposhtet sërish nga Italia, ndeshja me Gjeorgjinë vendimtare për kualifikimet

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbjen e dytë radhazi nga Italia në kuadër të Grupit 10 të raundit…

27 minutes ago