Rrugës për të thyer rekordin e Canës, FSHF mesazh Hysajt në ditën e shënuar

Elseid Hysaj është ndër lojtarët me impaktin më të madh në Kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi i djathtë është protagonist i rëndësishëm në 2 arritjet historike të kualifikimit në Euro 2016 dhe Euro 2024.

Sot, ai feston përvjetorin e lindjes dhe mbush 30 vite jetë. FSHF nuk harron ta urojë me një postim në rrjete sociale ku shkruan: Sot feston ditëlindjen e 30-të mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj. Familja e madhe e futbollit shqiptar i uron suksese në jetë dhe karrierë! Happy Birthday Hysaj!

Hysaj është rrugës për të thyer rekordin historik të Lorik Canës për t’u bërë lojtari me më shumë paraqitje me fanellën kuqezi. Ish-kapiteni legjendar luajti 92 ndeshje, ndërsa Hysaj numëron 80 deri tani, 1 më shumë se Etrit Berisha. /newsport.al/


Shtuar 2.02.2024 22:31