Rrikthehet Champions League/ Supersfida e kësaj të marte është Milan-Dortmund

Sonte në mbrëmje rikthehet Champions League me ndeshjet e fazës së 5 në grupe..

Supersfida e ditës së sotme është ajo mes Milanit dhe Dortmundit.

Kuqezinjtë e Piolit do të kërkojnë fitoren për të shmangur eliminimin nga faza e grupeve.

Ndërsa po në këtë grup, PSG-ja e Luis Enriques do të përballet me Newcastle.

Barcelona do të presë Porton teksa do të luftojë për 3 pikët në mënyrë që të sigurojë matematikisht kualifikimin në fazën tjetër. Kampionët në fuqi të Manchester Cityt do të luajnë kundër gjermanëve të Leipzigut, një duel që përcakton vendin e parë në grup

Në fushë zbret edhe sulmuesi i Kombëtares, Arbnor Muja, me Antwerp dhe mbrojtësi Elseid Hysaj me Lazion./albeu.com


Shtuar 28.11.2023 13:20