Rregullorja e Serie A tregon qartë, a mund të përsëritet ndeshja Milan-Spezia? (VIDEO)

Një gabim i gjytarit kryesor i kushtoi me humbje Milanit në ndeshjen ndaj Spezias dje.

Gjyqtari në fund të ndeshjes akordoi një faull për kuqezinjtë, duke mos dhënë avantazh, ndërsa Junior Messias realizoi gol.

Kjo krijoi tension të madh te kampi i Rossonerëve, e që bëri që vendasit të pranonin golin e humbjes, që me gabimin e gjyqtarit, peshon më rëndë.

Pas ndeshjes, gjyqtari e pranoi fajin dhe kërkoi falje ndaj Milanit, por gjithçka tani është e kotë.

Sipas rregullave kjo ndeshje nuk mund të përsëritet, pavarësisht se gjyqtari e pranoi gabimin.

Sipas rregulloreve ai nuk është as gol i anuluar, pasi ai erdhi pas fishkëllimës së gjyqtarit.

Pra, loja u ndal. Dhe gjithçka që ndodh më pas, fshihet. Është sikur të mos kishte ndodhur kurrë.

Gabimi është në mosdhënien e avantazhit, por kjo nuk mjafton që të vendoset për përsëritjen e ndeshjes. Në atë rast nuk mund të ndërhyjë as sistemi VAR.


Shtuar 18.01.2022 16:54