Ish-futbollisti dhe trajneri Sven Goran Eriksson, ka bërë të ditur lajmin që ka tronditur dhe pikëlluar shumë njerëz. Edhe pse nuk dukej se kishte probleme, suedezi u diagnostikua me kancer në pankreas. Fatkeqësisht, prognoza nuk është e mirë.
“Të gjithë e kuptojnë se unë kam një sëmundje që nuk është e mirë, dhe të gjithë mendojnë se është kancer, dhe është. E di përafërsisht që në rastin më të mirë kam një vit jetë, në rastin më të keq, shumë më pak. Nuk mund të jesh absolutisht i sigurt dhe të thuash ditën e saktë e kështu me radhë. Është më mirë të mos e mendosh këtë – tha Erikson për “Sveriges Radio”. /Sport Ekspres/