sport

Rrahmani: Këto ndeshje na shërbejnë për Ligën e Kombeve, Hungaria kundërshtar shumë i fortë

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka dalë në konferencë për shtyp për të folur për duelin miqësor që e zhvillojnë Dardanët me Hungarinë.

Qendërmbrojtësi i Napolit nuk luajti në ndeshjen e parë ndaj Armenisë dhe nesër mbrëma pritet të jetë titullar nga minuta e parë.

Të lidhura

None found

Kapiteni dardan ka thënë se është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe i ndihmon atyre që të përgatiten për Ligën e Kombëve dhe për ta kuptuar se çka kërkon trajneri.

“Ndeshja ka rëndësi sepse është përgatitore për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Duhet të shohim se çka kërkon trajneri dhe të ndjekim planin e idetë e tij. Është ndeshje e rëndësishme”.

“Na duhet kjo ndeshje, pasi luajmë kundër një kundërshtari shumë të fortë me lojtarë që luajnë në klube të forta evropiane. Shpresoj të paraqesim në fushë atë që trajneri kërkon”, ka thënë Rrahmani.

Tutje Rrahmani foli edhe për kërkesat që ka përzgjedhësi Foda ndaj futbollistëve, duke thënë se gjermani kërkon presing të shpejtë.

“Trajneri i ka idetë e veta dhe dëshiron të bëjmë presion të lartë në pjesën e fushës së kundërshtarit. Dhe nëse arrijmë ta fitojmë topin ta mbyllim aksionin, pasi në atë formë jemi më afër portës dhe mundësitë janë më të mëdha për të shënuar”.

“Por kur humbasim topin, duhet të luajmë presing të shpejtë. Kjo është një pjesë e asaj që trajneri ka kërkuar nga ne”, ka deklaruar kapiten dardan, Amir Rrahmani. /Telegrafi/

të fundit

Economy, immigration and Musk’s support: how the AfD is expanding in Germany

Peizazhi politik në Gjermani po pëson ndryshime të ndjeshme, me rezultatet e zgjedhjeve të fundit që tregojnë rritjen e mbështetjes…

27 seconds ago

Serious accident on the Elbasan-Peqin road, car fatally strikes a woman

Këtë të hënë, një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje është regjistruar në aksin Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur…

53 seconds ago

Suspicions of a joint corruption scheme involving judge Enerjeta Shehaj and her husband, former prosecutor Erjon Shehaj

Edhe pse përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Theo Jacobs e akuzoi se kishte lejuar ndërtime të paligjshme me letra…

1 minute ago

Patrick Clancy recounts tragedy of his three children: “Let at least one live,” forgiving Lindsay and beginning a new life

Më shumë se tre vjet pas tragjedisë që i mori jetën tre fëmijëve të tij, Patrick Clancy ka rrëfyer për…

2 minutes ago

Na copëtuan, kanë caktuar një frikacak”, revolta e lojtarëve të Real Madridit pas disfatës nga Atletico

Futbollistët e Real Madridit kanë shpërthyer me kritika të ashpra ndaj gjyqtarit në dhomat e zhveshjes së stadiumit “Metropolitano”, pas…

12 minutes ago

Të shtëna të përfshira në një operacion të ICE-së në Austin, një burrë në gjendje të rëndë

Një agjent i Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE) ka qëlluar dhe plagosur një burrë të dielën në Austin,…

13 minutes ago