Categories: sport

Kosova hap aventurën e re në Ligën e Kombeve, “Dardanët” përballen sonte me Irlandën

Kosova e nis sonte, të enjten, fushatën e re në Ligën e Kombeve, teksa pret Republikën e Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja, e programuar për në orën 20:45, shënon debutimin e “Dardanëve” në Ligën B të këtij kompeticioni.

Të lidhura

None found

Përfaqësuesja irlandeze mbërrin në Prishtinë me objektivin për të marrë një rezultat pozitiv në startin e ciklit të ri. Kjo është përballja e parë zyrtare mes dy kombëtareve. Irlanda i ka fituar dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve dhe kërkon ta çojë në tri numrin e fitoreve radhazi, diçka që nuk e ka arritur më parë në këtë garë.

Avantazhi i Kosovës do të jetë faktori vendas dhe mbështetja në “Fadil Vokrri”. Në nëntë ndeshjet e fundit zyrtare në shtëpi kundër kombëtareve evropiane, “Dardanët” kanë regjistruar vetëm një humbje. Ndërkohë, në shtatë takimet e fundit zyrtare të luajtura në Prishtinë, kanë pësuar vetëm tri gola.

Trajneri i Kosovës, Foda, do të duhet të bëjë llogaritë edhe me disa mungesa. Amir Rrahmani dhe Florent Hadergjonaj nuk janë grumbulluar për këtë cikël, ndërsa Florent Muslija dhe Elvis Rexhbeçaj do ta humbin sfidën për shkak të lëndimeve. Në listë janë përfshirë ndërkohë edhe emra të rinj si Erblin Osmani, Dion Kaçuri dhe Milot Avdyli.

Një rol të rëndësishëm pritet të ketë Vedat Muriqi, i cili mbetet ndër figurat kryesore të Kosovës. Sulmuesi ka shënuar 13 gola në Ligën e Kombeve, duke u renditur mes golashënuesve më të mirë në historinë e këtij turneu.

Edhe Irlanda nuk do të jetë e plotë. Përzgjedhësi Heimir Hallgrimsson do të ketë katër mungesa, mes të cilave spikasin ato të Seamus Coleman dhe Nathan Collins.

Me tribunat e “Fadil Vokrrit” që pritet të mbushen, një kundërshtar të fortë përballë dhe tri pikë me rëndësi në një grup ku Austria konsiderohet favorite, Kosova synon ta nisë me sukses misionin e ri në Ligën e Kombeve.

të fundit

Jari Litmanen, ikona finlandeze që pushtoi Evropën dhe fitoi admirimin e Gerrardit e Xavit

Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…

1 hour ago

Guardiola rekomandoi Vicensin, spanjolli merr drejtimin e Lyonit

Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…

1 hour ago

Horoskopi 11 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…

1 hour ago

Kurti at dinner hosted by Macron at the Élysée Palace in Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…

1 hour ago

Rama in Paris: Kosovo is an independent state and cannot become a new Serbian fantasy

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…

1 hour ago

Rama and his wife attend Macron’s presidential reception in Paris

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…

1 hour ago