Categories: sport

Vedat Muriqi pritet të marrë shiritin e kapitenit të Kosovës

Vedat Muriqi pritet të jetë kapiteni i ardhshëm i Kosovës, pas përfundimit të rolit të Amir Rrahmanit, i cili e udhëhoqi përfaqësuesen për shtatë vite.

Të lidhura

None found

sulmuesi 32-vjeçar i Fenerbahçes është një nga liderët kryesorë të Dardanëve dhe tani pritet të marrë përsipër edhe detyrën e bartjes së shiritit të kapitenit.

Me 32 gola në 68 paraqitje, Muriqi mban rekordin e Kosovës për numrin e golave të shënuar.

Ky rol nuk do të jetë i ri për të, pasi në të kaluarën e ka mbajtur tetë herë shiritin e kapitenit, kur Rrahmani nuk ka qenë i pranishëm. Për këtë arsye, ai shihet si zgjedhja kryesore për këtë pozitë.

Muriqi u paraqit për herë të parë me Kosovën më 9 tetor 2016, në duelin kundër Ukrainës, kur ishte 22 vjeç. Që atëherë, ai është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses, ndërsa 68 ndeshjet e zhvilluara e rendisin të dytin për numrin e paraqitjeve me Dardanët.

Vetëm Mërgim Vojvoda ka luajtur më shumë ndeshje se Muriqi. Mbrojtësi 31-vjeçar numëron 75 paraqitje me Kosovën dhe pritet të jetë kapiteni i dytë në hierarkinë e re të ekipit kombëtar.

Milot Rashica është një tjetër kandidat për shiritin. Sulmuesi 30-vjeçar ka zhvilluar 64 ndeshje me Kosovën dhe ka shënuar 12 gola, duke qenë ndër futbollistët më me përvojë të skuadrës.

Muriqi, Vojvoda dhe Rashica janë tre lojtarët e vetëm mbi 30 vjeç në këtë grumbullim. Përveç Rrahmanit, Florent Hadërgjonaj ka pezulluar angazhimin me ekipin kombëtar, ndërsa Fidan Aliti dhe Valon Berisha janë pezulluar.

Pas largimit të Rrahmanit, renditja e re e kapitenëve të Kosovës pritet të kryesohet nga Muriqi, me Vojvodën dhe Rashicën si alternativat pas tij.

Ky kapitull i ri për Muriqin nis në një periudhë të rëndësishme për Kosovën, e cila do të luajë katër ndeshje në Ligën e Kombeve brenda dhjetë ditësh.

të fundit

Në 43-vjetorin e shpalljes së Republikës Turke të Qipros Veriore, Erdogan: Qiproja mbetet çështje kombëtare

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përsëritur qëndrimin e Ankarasë për çështjen e Qipros, duke deklaruar se ishulli përbën një…

4 minutes ago

Strategjia për ish-drejtuesit e UÇK-së, Çitaku dhe Arifi konfirmojnë veprime pa zbuluar hollësitë

Hartimi i strategjisë për mbështetjen e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan në shkallë të parë…

10 minutes ago

Geoffrey Hinton warns: Artificial intelligence could escape human control within three years

Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës artificiale” ka paralajmëruar se IA mund t'i tejkalojë…

12 minutes ago

From Fatos Nano to Elisa Spiropali, expulsions and departures from the Socialist Party over the years

Përjashtimet dhe largimet nga Partia Socialiste e kanë shoqëruar historinë e kësaj force politike, duke prekur figura të rëndësishme të…

12 minutes ago

Weather today: Clear skies in the morning, clouds and rain after midday

Sot e diel, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime në pjesën e…

12 minutes ago

Brother’s arrest in doping case prompts Pirro Dhima to offer resignation, but Greek minister refuses

Pirro Dhima ka paraqitur dorëheqjen nga detyra e këshilltarit të ministrit grek të Sportit, Yiannis Vroutsis, vetëm disa orë pasi…

12 minutes ago