Wayne Rooney ka reaguar me kritika të forta ndaj Cristiano Ronaldos për deklaratat e bëra pas largimit të tij nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë, duke e konsideruar sjelljen e sulmuesit portugez të papranueshme dhe të rrallë në futboll.
None found
Gjatë pushimit të fundit ndërkombëtar, Ronaldo u largua nga grumbullimi i Portugalisë pasi trajneri Jorge Jesus vendosi ta linte në stol në fitoren 2-1 ndaj Norvegjisë në Ligën e Kombeve.
Pas vendimit të trajnerit, pesë herë fituesi i Topit të Artë publikoi një reagim ku e akuzoi Jesusin për “shkelje të besimit”. Ronaldo, i cili kishte bashkëpunuar me të te Al-Nassr sezonin e kaluar, bëri të ditur se largimi erdhi pasi trajneri nuk pranoi të lexonte disa deklarata të përgatitura më herët për një konferencë për shtyp.
Mes deklaratave të parashikuara ishte edhe një kërkimfalje ndaj Ronaldos, një krahasim i tij me legjendat Pele dhe Diego Maradona, si dhe vlerësime për mënyrën se si ai komunikon me tifozët.
Rooney, që ishte bashkëlojtar me Ronaldon te Manchester United nga viti 2004 deri në vitin 2009 dhe së bashku me të bëri 140 paraqitje në Ligën Premier, mendon se portugezi e ka tejkaluar çdo kufi me veprimet e tij.
“Reagimi im ndaj Ronaldos është vetëm: ‘Pse?’ Ishte e njëjta ditë kur Lionel Messi po largohej nga Argjentina, ndërsa ai zgjodhi të largohej në atë mënyrë nga grumbullimi i Portugalisë dhe më pas të publikonte atë deklaratë. Ishte gabim në çdo aspekt”, tha Rooney në emisionin “The United Stand”.
“Me veprimin e tij ai dëmtoi autoritetin e trajnerit dhe mungoi në respekt ndaj bashkëlojtarëve. Kjo ishte krejtësisht e gabuar. Njëkohësisht, ai gaboi edhe ndaj Federatës Portugeze të Futbollit. Çdo pjesë e kësaj situate ishte e gabuar”.
Duke qenë se e njeh Ronaldon që nga periudha kur luanin së bashku, Rooney pranoi se për të ishte e vështirë ta shihte këtë situatë, si nga perspektiva e një futbollisti, ashtu edhe nga ajo e një trajneri.
“Në fund, ky është një realitet që prek çdo lojtar. Në një moment duhet të ndalosh së luajturi për kombëtaren dhe, fatkeqësisht, ai nuk po e menaxhon mirë këtë periudhë. Është e pakëndshme të shohësh një situatë të tillë”.
“Nuk mund t’i thuash trajnerit se çfarë duhet të deklarojë. Kjo është përtej gjithçkaje që kam parë ndonjëherë”, përfundoi Rooney.
Vijon situata e tensionuar në Rrugën e Durrësit në Tiranë, ku disa protestues janë spostuar pranë sheshit “Skënderbej”. Ata kanë…
Përplasjet e dhunshme në rrugët e kryeqytetit po lenë pas edhe pasoja shëndetësore. Nga Spitali i Traumës konfirmohet se sapo…
Situata në kryeqytet bëhet gjithnjë e më kritike. Pranë zonës qendrore të Tiranës janë regjistruar dy vatra zjarri, të cilat…
Ministri Lulëzon Jagxhiu ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e Sekretariatit të CEFTA-s, Pranvera Kastrati, dhe ekipin e saj, në…
Komisioni për Buxhet, i kryesuar nga Enver Haliti, ka miratuar raportin financiar të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) për periudhën janar-qershor…
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli,…