E ardhmja e Cristiano Ronaldo prej ditësh ka përfunduar në qendrën e mediave, pasi sulmuesi portugez ka shprehur haptas dëshirën për tu larguar nga “Old Trafford”, pasi Manchester United nuk ia doli të siguronte një vend në Champions League.
Dëshira e CR7 sigurisht është që vitet e mbetura të karrierës së tij të jetë pjesëmarrës në Champions dhe në këtë mënyrë, skuadra të cilat do të marrin pjesë në këtë kompeticion kanë filluar nga punë për të tentuar transferimin e ish-sulmuesit të Real Madrid.
Bayern Munich, Chelsea, PSG, Juventus, Roma, Atletico Madrid apo Barcelona janë disa nga skuadrat që po mendojnë për mundësinë e transferimit të CR7.
E kur jemi tek Barça asgjë nuk është e pamundur, pasi në prezantimin e Francke Kessie si lojtar i katalanasve, presidenti Joan Laporta ka folur edhe për mundësinë që CR7 të transferohet në “Camp Nou”.
Numri një i blaugranave ka konfirmuar takimin me Jordo Mendes, teksa është shprehur se për momentin për lojtarë që janë folur për kalimin te Barça.
“Kam ngrënë darkë të hënën me Jorge Mendes dhe folëm për tregun në përgjithësi. Cristiano? Nuk do të flas për lojtarët që dolën nga takimi, por është gjithmonë interesante të dish se cilët janë emrat e mëdhenjë në treg”, ka deklaruar Laporta. /h.ll/albeu.com