Nëse makineria e golave do kishte një emër, ajo do të quhej Kristiano Ronaldo. Ylli portugez, shënoi dy gola të tjerë në eleminatoret e botërorit kundër Hungarisë, duke shkuar në 948 gola në karrierë.
Portugalia ishte vetëm pak minuta larg sigurimit të një vendi në Kupën e Botës 2026, pasi Cristiano Ronaldo, shënoi dy herë në barazimin 2-2 me Hungarinë në Lisbonë të martën.
Edhe pse Portugalia nuk ia doli ta siguronte plotësisht vendin e saj në Kupën e Botës, ylli Ronaldo theu një tjetër rekord në karrierën e tij të shkëlqyer me dy golat e shënuar.
Ronaldo shënoi dy gola në pjesën e parë për ta kaluar Portugalinë në epërsi, pasi Hungaria kaloi shkurt në epërsi me një gol të Attila Szalai në minutën e tetë.
Ndërsa Portugalia po e mbante epërsinë 2-1, mesfushori i Liverpoolit, Dominik Szoboszlai, shënoi në kohën shtesë të pjesës së dytë për t’i siguruar mysafirëve barazimin dhe për t’i dhënë fund festimeve për skuadrën e Roberto Martinez.
Rezultati e la Portugalinë me 10 pikë nga katër ndeshje, me Hungarinë në vendin e dytë me pesë pikë.
Ronaldo dhe shokët e tij mund ta sigurojnë kualifikimin në merkaton e nëntorit, kur e përfundojnë kualifikimin me ndeshjet kundër Irlandës dhe Armenisë.
Dy golat e çuan Ronaldon në 948 gola në karrierën e tij për klubin dhe kombëtaren dhe tani ai ka shënuar pesë ose më shumë gola në pesë nga gjashtë ciklet kualifikuese të Kupës së Botës në të cilat ka marrë pjesë.
Ronaldo do të mbushë 41 vjeç verën e ardhshme për Kupën e Botës me 48 skuadra që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, por pritet që të jetë pjesë e skuadrës që do të përpiqet t’i sigurojë Portugalisë trofeun e parë në turneun më të madh në botë.
Duket se rruga drejt shënimit të 1 mijë golave në karrierë është e mbarë për një ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.