Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, afrohet gjithnjë e më shumë me objektivin, golin e 1 mijë në karrierë.
Portugezi realizoi sërish në kampionatin arab, duke kontribuar në fitoren e Al Nasr dhe tashmë i duhen edhe 39 realizime për të vendosur rekordin historik.
Cristiano Ronaldo, vijon të shënojë në kampionat saudit të futbollit. në ndeshjen e javës së 19-të, ylli portugez gjeti sërish rrugën e rrjetës këtë herë ndaj Al-Kholood.
Pesë herë fituesi i topit të artë dha kontributin e tij në fitoren 3 me 0 të Al Nasr në transfertë. Goli erdhi në nisje të pjesës së dytë, pas një pasimi nga Felix, Ronaldo realizoi dhe i dha avantazhin skuadrës së tij.
Ky ishte goli i 17-të sezonal për 40-vjeçarin, i cili kryeson listën e golashënuesve të kampionatit.
Sakaq, ky ishte goli i 961-të i karrierës për Ronaldon dhe është vetëm 39 gola larg shifrës historike prej 1,000 golash.
Pesë herë fituesi i topit ka vendosur si objektiv se nuk planifikon të tërhiqet nga futbolli përpara se të arrijë shifrën historike.
Në 7 ndeshjet e vitit 2026, Ronaldo ka shënuar 3 gola dhe një asisit duke konfirmuar formën e mirë që po kalon.
Ndërkaq, pas kësaj fitorje, Al Nassr u ngjit në vendin e dytë në renditje, vetëm 3 pikë larg kryesuesve të Al Hilal, duke mbetur plotësisht në garë për titullin kampion.
