Juventusi nuk po gjen paqe këtë sezon. Nuk ka vazhdimësi në rezultate dhe as siguri për të ardhmen. Familja Agnelli e ka për detyrë të mendojë për gjëra të mëdha, por është fakt që gjithçka ka shkuar më shumë se gabim gjatë sezonit 2020-21. “Zonja e Vjetër” po bëhet gati t’ia dorëzojë titullin Interit Contes, që duket se do ta ketë formalitet ruajtjen e vendit të parë në javët e mbetura, kurse lamtumira e radhës nga Championsi erdhi shumë shpejt. Madje, nëse do t’i referohesh matematikës, edhe vendi i katërt në Serinë A nuk është i sigurt. Një zhgënjim që klubi, lojtarët dhe tifozët e kanë të vështirë ta pranojnë.
Objektivi tani mbetet vetëm një: mbyllja e sezonit me një sprint final, për të siguruar sa më parë pjesëmarrjen në kompeticionin madhor për klube. Të dielën, prova e radhës, por tepër e vështirë, është ajo ndaj Atalantës, në Bergamo. Një përballje direkte, ku nuk mund të bëhen llogari.
None found
Megjithatë, Paratici dhe drejtuesit e klubit, nga ana tjetër, çdo ditë janë me laps në dorë. Sepse ekziston çështja e Cristiano Ronaldos, që nuk i lë të flenë të qetë. Fanella e hedhur të dielën e kaluar vërtetoi edhe një herë nervozizmin e lojtarit. Sa here që nuk shënon (megjithatë është golashënuesi më i mirë me 25 gola), shfryn në fund të sfidës.
Drejtuesit e Juves i kanë duart të lidhura nga kontrata “faraonike” e “yllit” portugez, që zgjat deri në verë të vitit 2022. Nuk janë zhvilluar biseda për rinovimin e kontratës dhe menaxheri i tij, Jorge Mendes, ka lëvizur për të kuptuar se cilat janë mundësitë për t’u larguar nga Torino. Në Madrid nuk janë bërë të gjallë, sepse drejtuesit e “Los Blancos” kanë vendosur të përqendrohen te të rinjtë e talentuar. Synohen Mbappé dhe Haaland. Dhe nuk ka asnjë mënyrë tjetër.
CR7, për të qëndruar te “Zonja e Vjetër”, sigurisht “ka nevojë” për Championsin, skena ku më të mirët e futbollit dëshirojnë të jenë protagonistë. Por asgjë nuk është e sigurt, përfundimi i sezonit do t’i qartësojë gjërat. Drejtuesit e Juves duhet të mendojnë edhe për situatën e Moratas dhe Dybalas, me argjentinasin që është në përfundim të kontratës.
Shqipëria renditet si një nga 10 vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, në raport…
Publikohet menuja e ushqimet që kanë konsumuar 56 studentët e Akademisë së Sigurisë, të cilët dyshohet se u helmuan dhe…
Këtë të enjte, kryeministri i vendit Edi Rama, mbajti fjalën e tij në hapjen e Kongresit Botëror të Ligjit, një…
Në një deklaratë për mediat, mbrojtja e kryebashkiakut Erion Veliaj, avokati Parent Ndreca, ka derklaruar se, gjyqtari i çështjes mund…
Kuvendi i ka kthyer përgjigje kërkesave të Partisë Demokratike, për interpelancë për çështjen e Agjencisë Kombëtarë të Shërbimit të Informacionit…
SPAK ka dërguar për gjykim ish-oficerin e policisë gjyqësore për shpërdorim detyre, nxjerrje të sekretit hetimor dhe korrupsion. Prokuroria e…