Categories: sport

E bujshme/ Tentativa e parë, PSG ofron ish-lojtarin e Interit për Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo do të vendosë në fund të sezonit nëse do ta respektojë kontratën me Juventusin (skadenca 30 qershor 2022) apo të vendosë që të shpallë divorcin përpara kohe. Portugezi aktualisht është i përqendruar totalisht vetëm tek arritja e objektivave minimalë që i kanë mbetur për t’u arritur deri në fund, konfirmimi në zonën Champions dhe fitorja e Kupës së Italisë, ndërsa pas pushimeve dhe relaksimit do të shpallë edhe hapin e radhës.

36-vjeçari gjithsesi e di mirë se pagën që përfiton aktualisht te Juventusi (31 milionë euro neto në sezon) nuk është se ia garantojnë, por ndoshta arkat e klubit francez të PSG-së mund ta përballojnë. Të paktën kjo kuptohet nga lajmi që portali spanjoll, “Todofichajes”, konfirmon një ofertë të parë të kampionëve të Francës, por në të njëjtën kohë edhe faktin se Reali i Madridit ka hequr dorë përfundimisht nga një rikthim i mundshëm i CR7-ës në La Liga.

Të lidhura

None found

Sipas burimit në fjalë, Reali duket se çdo ditë e më shumë po afrohet me Kylian Mbappe dhe për të zëvendësuar yllin e tyre në Paris, PSG-ja kërkon Cristiano Ronaldon. Portugezi e ka edhe një vit kontratë me Juven, por për të paguar kartonin e tij transalpinët kanë ofruar dje zyrtarisht Mauro Icardin, i cili do ta pranonte me shumë lumturi të vishej bardhezi. Por, për momentin “Zonja e Vjetër” nuk është aspak e bindur mbi këtë mundësi, ndonëse duke parë se si po rrjedhin gjërat, ndoshta deri në fund të sezonit situata mund të ndryshojë.

të fundit

Benatia reagon ashpër për largimin e Xabi Alonsos nga Real Madridi: “E trajtuan si mbeturinë

Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin…

1 hour ago

Wenger tërhiqet nga gara për presidencën e FIFA-s

Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i…

1 hour ago

Zhupa: Saranda municipality did not seek funding for the city’s cinema; its dignity will be restored after May 9

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…

1 hour ago

Pandeli Majko at Socialist Party assembly: I have information about 1,000 hours of explicit and corruption-related footage; resign before it is released

Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…

1 hour ago

Netanyahu renews call for unity government after election defeat; Eisenkot rejects it: “These tricks don’t work on me

Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjen për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin…

1 hour ago

Fifi flet për dasmën me Adisin dhe zbulon kë do të shihte në Eurovizion

Këngëtarja Fifi ka shkaktuar të qeshura me një deklaratë plot humor për partnerin e saj, Adisin, duke folur me shaka…

2 hours ago