Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo ka zgjedhur favoritët e tij për të fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion.
Të premten u hodh shorti i Ligës së Kampionëve në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, me Arsenalin që ra në short me Bayern Munich dhe Manchester City me Real Madridin.
None found
Ana tjetër e shortit përmban ndeshje midis Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund dhe Paris Saint-Germain kundër Barcelonës.
Megjithatë, sipas legjendës portugez, Ronaldo, City është favoriti i tij për të fituar turneun, pavarësisht lidhjes së tij në Old Trafford.
Kur u pyet për të përmendur favoritët e tij për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon në janar, Ronaldo ishte i prerë në përgjigje.
“Manchester City ka një shans të mirë për të fituar përsëri Ligën e Kampionëve. Favoritët? Man City, Real Madrid, Bayern Munich”, ka thënë fillimisht Ronaldo për Mirror.
Ylli portugez më pas vazhdoi të shprehte fjalë të mëdha për Cityn e Pep Guardiolës dhe vlerësoi triumfin e trefishtë historik të sezonit të kaluar.
“Manchester City bëri mrekulli. Urime për sezonin e tyre. Lojtarë, trajner. Të shkëlqyer. Më në fund, ata fituan Ligën e Kampionëve, ndoshta e merituan dy vjet më parë. Më pëlqen t’i shoh duke luajtur”, përfundoi portugezi.
Ndeshjet e para të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve do të luhen më 9 dhe 10 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit të planifikuara për 16 dhe 17 prill.
Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 30 prill dhe 1 maj, ndërsa ato të kthimit më 7 dhe 8 maj. Finalja e turneut do të zhvillohet në Ëembley më 1 qershor.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…