Ronaldo drejt largimit, Juventusi “piketon” 4 zëvendësuesit e mundshëm

Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo është pranë largimit me destinacionin e ri që pritet të jetë Manchester City në Premier League.

Marrëveshje mes klubit anglez dhe lojtari është arritur, teksa tani pritet që klubit të bien në ujdi me njëri-tjetrin.

Nëse ky transferimin do të realizohet, “zonja e vjetër, sipas Corriera dello Sport do të tentojë të ofrojë dy sulmues të tjerë.

Nga Italia raportojë se kanë nisur bisedimet për Mauron Icardin, por ky operacion do të varet edhe nga e ardhmja e Kylian Mbappe, ndërkohë nëse ky opsion dështon emrat e tjerë në listë janë dy sulmuesit e Arsenalit, Aubameyang dhe Lacazette.

Ndërkohë që pjesë e listës është edhe ylli i Evertonit, Moise Kean. /albeu.com/


Shtuar 26.08.2021 21:58