Ronaldo a mund të martohem me djalin tënd? Tifozja tërheq vëmendjen

Ronaldo nuk mund ta imagjinonte një debutim më të mirë me Manchester Unitedin e tij . Yllit Portugez iu deshën 47 minuta për të zhbllokuar ndeshjen kundër Newcastle dhe për të shënuar golin e tij të parë në aventurën e tij të dytë me Djajtë e Kuq.

Në Mançester ishte një festë e vërtetë me tifozët të gëzuar për performancën e portugezit. Por për të tërhequr vëmendjen e internetit ishte një tabelë në dorën e një tifozi të ri.

Mesazhi ishte jo për CR7, por më tepër për djalin e tij Cristiano Jr .

“Ronaldo a mund të martohem me djalin tënd?”

Mesazhi i tifozit të ri të Djajve të Kuq drejtuar djalit të Cristiano Ronaldos  është një propozim i bukur martese. Vajza e vogël shkroi një mesazh të ëmbël për Ronaldon me një stilolaps .

Tifozja, një vajzë bjonde që mbante një bluzë dhe kapelë të kuqe, shkroi: ” Ronaldo, a mund të martohem me djalin tënd? “. Imazhi nuk u ka shpëtuar mediave sociale dhe ka ka bërë xhiron në  internet.


Shtuar 12.09.2021 12:39