Ish-legjenda braziliane Ronaldinho, ka refuzuar që të emërojë Lionel Messin si më të mirin e të gjitha kohërave në futboll, teksa ka emëruar jo një, por tre lojtarë që sipas tij duhet të jenë pjesë e këtij debati.
Messi e shijoi aventurën e tij tek Barcelona, duke fituar 35 trofe gjatë atij rrugëtimi, që përfshinte 10 tituj të La Ligas dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve.
None found
Ai u transferua tek Paris Saint-Germaini, ku edhe aty korri sukses duke fituar tre tituj gjatë kohës së tij të qëndrimit në Francë.
Tani tek Inter Miami, ai e ka udhëhequr ekipin e tij drejt trofeut të parë të tyre në histori, duke fituar Kupën e Ligës.
“Jam i lumtur që Messi e ka fituar Topin e Artë, ne ishim shokë të mirë gjatë kohës sonë tek Barcelona, por mua nuk më pëlqen të bëjë krahasime dhe më vjen vështirë të them se ai është më i miri i të gjitha kohërave”, ka thënë Ronaldinho në një intervistë për Marca.
“Aty ishte Maradona, Pele, Ronaldo, është e vëhstirë të thuash se Messi është më i miri në histori të futbollit, por mund të them vetëm se ai është më i miri në epokën e tij”, është shprehur braziliani.
Messi në anën tjetër nuk ishte kursyer aspak në lavdata kur ka folur për kohën e Ronaldinhos tek Barça.
“Ronaldinho ishte përgjegjës për ndryshimin që ndohi tek Barça. Ishte një përiudhë e keqe dhe ndryshimi që erdhi pas mbërritjes së tij ishte fantastike. Barcelona duhet të jetë gjithmonë mirënjohëse për atë që ka bërë ai”, ka thënë Messi. /Telegrafi/
Bashkimi Europian po përgatit një reformë e cila synon zgjerimin e kompetencave të agjencisë kufitare Frontex, duke i mundësuar asaj…
Mbi 60.000 qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër gripit sezonal në faqen e ministrisë së shëndetësisë, të cilët do të…
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpinë e saj e…
Industria muzikore ka dëshmuar ndër vite se provokimi dhe sensualiteti mund të kthehen në një strategji që tërheq vëmendjen e…
Pas modelit Peralta S, projektuesi Fabrizio Giugiaro dhe studioja italiane GFG Style kanë prezantuar Peralta D, një kupé Gran Turismo…
Personave të privuar nga liria u mungon qasja në kujdesin shëndetësor, kontrolleve specialistike dhe terapisë së rregullt. Avokati i Popullit,…