sport

Lionel Messi tregon 10 lojtarët e tij të preferuar

Ylli argjentinas, Lionel Messi ka emëruar 10 bashkëlojtarët e tij ‘të preferuar’ gjatë karrierës së tij profesionale me Barcelonën, Paris Saint-Germain, Inter Miamin dhe kombëtaren e Argjentinës.

36-vjeçari ka arritur gjithçka që mund të arrihet në futboll, pasi ngriti kurorën e tij të tetë të Topit të Artë, si dhe çmimin e më të mirit të FIFA-s për 2023 këtë muaj.

Të lidhura

None found

Fitorja u vulos efektivisht kur ai fitoi Kupën e Botës 2022 në Katar, ndërsa gjatë karrierës ka fituar çdo trofe vendas dhe evropian me Barcelonën, si dhe trofe vendor me PSG-në.

Messi ka fituar trofe edhe me Inter Miamin, pasi i udhëhoqi ata drejt fitimit të Kupës së Ligës pas një muaji nga ardhja e tij.

Në një intervistë me Titan Sports në fillim të këtij viti, sulmuesit iu kërkua të zgjidhte bashkëlojtarët e tij ‘të preferuar’ gjatë karrierës së tij të shquar, dhe në një farë mënyre Messi arriti ta zvogëlojë atë në ‘top 10’.

Ai vendosi të fillojë në rend kronologjik me dyshen që luajti së bashku në sulm gjatë ditëve të tij të hershme si lojtar i Barcelonës – Ronaldinho dhe Samuel Eto’o.

Ikonat e tjerë të Barcelonës, Xavi dhe Andres Iniesta ishin në listë, si dhe shoku i ri i skuadrës, Busquets, gjithashtu u përmend.

Messi shtoi një numër lojtarësh të tjerë në listë, por të gjithë të përfshirë ishin nga koha e argjentinasit në Barcelonë.

“Ronaldinho, Deco, Eto’o, Suarez, Xavi, Iniesta, Busquets. Unë pata fatin të luaja me lojtarët më të mirë dhe të shijoja lojën me ta”, ka thënë fillimisht Messi.

“Duke folur për këtë, pothuajse e harrova Neymarin sepse ka shumë njerëz. Duhet të ketë shumë lojtarë që harrova t’i përmend”.

“Kam pasur fatin të luaj me lojtarët më të mirë, me sulmuesit më të mirë. Si Neymar, Eto’o, Suarez, Ibrahimovic, Villa, dhe shumë të tjerë”.

“Kam qenë rehat duke luajtur me të gjithë, ose pothuajse me të gjithë, sepse kam pasur fatin të luaj me më të mirët prej tyre… të luash me ta është e lehtë”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/

Tags: Lionel Messi

të fundit

Vushtrria rikthehet në fushë përballë Dritës pas marrëveshjes me kryesinë

Futbollistët e Vushtrrisë do të rikthehen në fushë për ndeshjen e radhës ndaj Dritës, pas bojkotimit të përballjes me Ballkanin,…

3 seconds ago

Haxhiu u bën thirrje grave të mos i shtyjnë kontrollet për kancerin e gjirit

Grave iu bëhet thirrje për kontrolle të rregullta për kancerin e gjirit — Klan Kosova [...]Read More...

6 minutes ago

ADN-ja lidh Ted Bundy-n me vrasjen e Melissa Ann Smith, më shumë se 50 vjet pas ngjarjes

Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…

6 minutes ago

Taravari: Ka ardhur momenti për ndryshimet kushtetuese dhe hapa të mëtejshëm drejt integrimit evropian

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…

9 minutes ago

Punonjësja e parkut të kafshëve të egra në Holandë humb jetën pas sulmit nga pantera

Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…

23 minutes ago

Pas humbjes në zgjedhje, autoritetet braziliane i heqin pasaportat senatorit Flavio Bolsonaro

Autoritetet braziliane kanë anuluar pasaportat e senatorit, Flavio Bolsonaro, pasi ai nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës së Lartë për dorëzimin…

24 minutes ago