Categories: Uncategorized

Ronaldinho: Messi nuk ka pasur nevojë për mua!

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho ka folur për madhështinë e Lionel Messit.

Fituesi i Kupës së Botës 2002 u transferua në “Camp Nou” në vitin 2003 dhe ishte në klub kur një adoleshent me emrin Messi filloi të stërvitej me ekipin e parë të katalunasve.

Të lidhura

None found

Në një rrëfim për revistën “Panenka”, Ronaldinho tregon momentet e para të takimit me Messin dhe talentin e tij të padiskutueshëm.

Pasi dha një asistim të mirë për golin e parë të argjentinasit, Ronaldinho do të vazhdonte të krijonte një partneritet të efektshëm me Messin në sulm.

“Kur u transferova në Barcelona po përflitej për një fëmijë [Messi] i cili qëndronte jashtë ekipit”, ka thënë fillimisht Ronaldinho.

“Atëherë ne ishim miq, filluam të luanim së bashku dhe u përshtatëm shumë mirë. Ai arriti të ishte ndryshe nga të gjithë të tjerët dhe ne biseduam me Frank Rijkaardin në mënyrë që ai të vinte të stërviste me ne, gjithçka ndodhi shumë shpejt”.

“Unë kam qenë me fat që i dhashë pasimin për golin e tij të parë. Me kalimin e kohës, është shumë bukur të shohësh dikë që është kaq afër teje dhe pastaj pushton botën”.

“Ne ishim gjithmonë pranë. Ne mësuam gjëra, ai më mësoi spanjisht dhe unë i mësova atij gjuhën portugeze, por me topin e kuptuam njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur”.

“Do të mbetem i mahnitur sa i qetë është ai. Kjo është diçka që unë e dua shumë, ai kurrë nuk futet në telashe, ai është gjithmonë me familjen e tij dhe ata që janë afër tij”.

“Leo ka gjithçka, ai nuk kishte nevojë për asgjë nga unë”, përfundoi ylli brazilian.

të fundit

Takimi Rama–Von der Leyen mes masave të forta policore, protestuesit shpërndahen në disa zona

Policia ka rrethuar zonën para Kryeministrisë, ndërsa qytetarët vijojnë protestën  e tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Gazetari Osman…

2 minutes ago

Edi Rama pret Ursula von der Leyen me ceremoni zyrtare në Tiranë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është pritur në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama këtë të…

2 minutes ago

Raporti për jetën e privilegjuar të Sean “Diddy” Combs në burg: celularë, alkool dhe shërbime nga të dënuar të tjerë

Sean “Diddy” Combs thuhet se po jeton një jetë të pazakontë luksoze brenda burgut federal Fort Dix në New Jersey,…

5 minutes ago

Rasti “Lotari Shtetërore”, mbrojtja rrëzon provat e Prokurorisë

Tetë të akuzuarit për keqpërdorimin e 9,7 milionë euro në Lotarinë Shtetërore kundërshtojnë provat e Prokurorisë. Në seancën e sotme…

21 minutes ago

Fire breaks out in an apartment in Skopje; 11-year-old girl taken to hospital

Një vajzë njëmbëdhjetë vjeçare u transportua dje në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza pasi kishte thithur tym gjatë një zjarri…

29 minutes ago

Foda pritet të ndryshojë formacionin ndaj Izraelit, në dyshim paraqitja e Aro Muricit

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka paralajmëruar ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Izraelit, e cila zhvillohet të enjten në…

29 minutes ago