Përshtati në shqip Albeu Sport
Katër sezone pa ngritur një titull dhe ai erdhi nga Parisi për të ringjallur një skuadër të vdekur të quajtur Barcelona dhe të na bëjë të gjithë të biem në dashuri.
None found
Që kur vuri këmbën në kryeqytetin katalanas, ai shpërndau buzëqeshjen e tij hipnotike tek të gjithë, të cilët po kalonin një nga kohët me më shumë hije sesa dritë.
Ronaldinho mori sfidën më të madhe të karrierës së tij futbollistike: mbajti skuadrën në shpinë dhe e ktheu Barçën në Olimpin e futbollit botëror.
Historia e klubit Blaugrana nuk mund të shpjegohet pa brazilianin dhe anasjelltas. Jo vetëm për shkak të komponentit mendor dhe emocional që ai përcolli te ekipi, te tifozët dhe në një qytet të tërë, por edhe për epërsinë e tij të madhe në fushë.
Ai u tregoi të gjithëve një katalog me gjëra të vogla. E bëri jashtëzakonisht të lehtë, gjë që për shumë ishte praktikisht e paimagjinueshme. Cilësia e tij e ngriti futbollin e Barçës në një nivel tjetër. Thjesht e paharrueshme.
Ai u largua nga Santiago Bernabeu me një ovacion të madh, fitoi një Top të Artë dhe sponsorizoi një Leo Messi pa mjekër kur po hidhte hapat e tij të parë nën komandën e Frank Rijkaard. Megjithatë, ajo që dukej si një mbretërim i gjatë në Camp Nou, duke magjepsur dashamirët e artit të futbollit, përfundoi në ardhjen e Pep Guardiolës në pankinën e Blaugranas në 2008.
Me Ronaldinhon shumë prej nesh kanë mbetur të duan pak më shumë. Për kujtim, dhe si letër lamtumire, do të jetë goli i tij i fundit me fanellën e Barçës. Pa dyshim, një nga më të mirat për të cilat ai mbahet mend, kundër Atlético de Madrid në Vicente CalderOn. Duke parë një vepër të tillë arti e bëri të buzëqeshte nga veshi në vesh, i njëjti që riktheu të gjithë Barcelonën kur mbërriti në vitin 2003. I përjetshem. /albeu.com/
Ruud Gullit ishte një nga anomalitë më të mëdha të futbollit. Në një kohë kur pozicionet në fushë ishin shumë…
Hansi Flick e ka bërë të qartë se për të, Lamine Yamal e meriton të fitojë “Topin e Artë”.Trajneri i…
Chelsea ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Leeds Unitedit, për t’u kualifikuar në raundin tjetër të EFL…
Një zonë e re me rrezik të lartë po shfaqet në Detin e Zi, pas sulmit ukrainas ndaj objekteve ushtarake…
Sportingu i Lisbonës ka arritur fitore 3-1 ndaj Galatasarayn, në një ndeshje që u vendos kryesisht në pjesën e dytë.Galatasaray…
Paris Saint-Germain i ka dhënë fund rezultateve negative për të fituar me rezultat të thellë në shtëpi ndaj Slovan Bratislava.“Parisienët”…