Categories: sport

Chelsea përmbys Leedsin dhe siguron kualifikimin në EFL Cup

Chelsea ka përmbysur një disavantazh prej dy golash në shtëpi, duke triumfuar 6-3 ndaj Leeds Unitedit dhe duke kaluar në raundin pasues të EFL Cup.

Të lidhura

None found

Leeds mori avantazhin në minutën e 23-të, kur Tarik Muharemovic përfitoi nga harkimi i Wilson dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Epërsia e mysafirëve u thellua në fillim të pjesës së dytë. Breneden Aaronson shënoi për 0-2 në minutën e 48-të, pas asistimit të Nmecha.

Reagimi i Chelseat nisi pesë minuta më vonë, me Cole Palmerin që realizoi nga pika e bardhë për ta ngushtuar diferencën në 1-2.

Palmer u shfaq sërish në minutën e 56-të, duke barazuar rezultatin pas pasimit të Rodgers. Vetëm katër minuta më vonë, Pedro Neto shënoi golin që i dha Chelseat avantazhin.

Rodgers asistoi edhe për golin e katërt të londinezëve, të realizuar nga Danny Welbeck në minutën e 66-të.

Leeds u rikthye në lojë në minutën e 76-të, kur Dominic Calvert-Lewin shënoi për ta bërë rezultatin 4-3. Megjithatë, Valentin Barco realizoi katër minuta më pas dhe e zgjeroi epërsinë e Chelseat.

Welbeck shënoi edhe një herë në minutën e 90+4′, duke vendosur rezultatin përfundimtar 6-3.

Me këtë fitore, Chelsea kualifikohet në 1/16 e finales, ndërsa emri i kundërshtarit të ardhshëm do të mësohet së shpejti.

të fundit

Nikolloski: Ende mungon një zgjidhje përfundimtare për transportuesit tanë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…

6 minutes ago

Stërnipi i Benito Mussolinit realizon golin e parë në Serie A, pikërisht në përvjetorin e Marshimit mbi Romë

Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…

10 minutes ago

Franca shqyrtoi kufizimin e rrjeteve sociale dhe ndërprerjen e internetit celular gjatë protestave

Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…

10 minutes ago

Fewer children were detained by police as the number of child victims rises in Macedonia

Gjithsej 1.201 fëmijë ishin në konflikt me ligjin dhe u thirrën në stacionin e policisë në vitin 2025. Kjo përfaqëson…

15 minutes ago

Pacolli announces that the Special Prosecution has closed its investigation into the grants case

Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka…

16 minutes ago

Suspect in Arlinda Zekaj’s murder threatened police: “I won’t surrender; I’ll kill you too

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…

16 minutes ago