Roma luan tenis me Empolin, Berisha e nxjerr 7 herë topin nga porta

Roma ka ka bërë detyrën në kampionat teksa mundi me goleadë 7-0 Empolin. Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho fitoi penallti pas vetëm disa sekondash lojë, pasi Sebastian Walukiewicz preku topin me dorë.

Nga pika e bardhë nuk gaboi Dybala, me portierin Etrit Berisha që i kuptoi krahun, por nuk mundi dot të neutralizonte sferën.

Goli i dytë i skuadrës kryeqytetase dhe goli i parë me fanellën e Romës për Renato Sanches erdhi në minutën e tetë. Mysafirët ishin të pafat në minutën e 35-të, ku një autogol i Grassit thellon edhe më shumë diferencat.

Në pjesën e dytë, Lukaku me shumë e patën të lehtë për të menaxhuar rezultatin. Në të 55-tën, Dybala kompletoi dopietën, duke bërë që tifozët e Romës të buzëqeshnin në shkallët e stadiumit.

Sa i takon lojtarëve shqiptarë, përveç Berishës që ishte titullar në mesin e shtyllave, në pjesën e dytë te Empoli u aktivizua edhe mbrojtësi Ardian Ismajli, i cili mori vendin e polakut Walukiewicz. Spektakli i golave nuk kishte përfunduar ende, Cristante “tundi rrjetën” në minutën e 80-të, sakaq Romelu Lukaku “e bëri sefte” te Roma duke dërguar shifrat në 6-0. I shtati gol mban firmën e Mancinit.

Roma merr fitoren e parë në kampionat dhe tashmë fokusi është te ndeshja e radhës, ajo ndaj Torinos në Torino. Empoli duhet të fillojë përgatitjet sa më shpejt të jetë e mundur për një takim tjetër të vështirë, atë ndaj Interit në shtëpi.


Shtuar 17.09.2023 22:45