Roma i shpëton humbjes ndaj Hellas Veronës në minutat e fundit (VIDEO)

Roma ka arritur të marrë një barazim të vuajtur sot në Olimpico ndaj Hellas Veronës.

Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 5-të me Barak. Por nuk u mjaftuan me kaq pasi në minutën e 20-të dyfishuan rezultatin me anë të Tameze.

Në minutën e 33-të, Simeone realizoi një gol të mrekullueshëm por u anulua nga VAR për offside.

Pjesa e dytë nis me një intensitet të lartë ku rastet ishin të shumta.

Në minutën e 65-të Volpato shënoi golin e parë për Romën për t’i dhënë shpresë për një rezultat pozitiv. Në minutën e 84-të ishte Bove i cili barazoi rezultatin për kryeqytetasit.

Në minutën e 91-të Jose Mourinho u ndëshkua me kartonin e kuq./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.02.2022 20:01