Rio Ferdinand për Modric: Asistimi i tij duhet të quhet i jashtëligjshëm, fenomenal

Luka Modric demonstroi madhështinë e tij edhe një herë teksa udhëhoqi Real Madridin në fitoren e tyre të kthimit në çerekfinale të Champions League ndaj Chelseat të martën mbrëma.

Kroati prodhoi një nga asistimet më të mëdha në historinë e Champions League me pasimin e tij me fallso për Rodrygo Goes për të shënuar një gol për “Los Blancos”.

Asistimi i la të gjithë të habitur në Estadio Santiago Bernabeu dhe në mbarë botën, me ish-lojtarin anglez Rio Ferdinand që humbi zërin.

“Ky pasim nga Luka Modric është arsyeja pse më humbi zëri sot!

“Kjo është e paligjshme, kjo është anormale.

“Po bërtisja, Luka, Muka, sido që të quhej. Fenomenale”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.04.2022 15:44