Rinovimi i Leao nuk është një punë e lehtë, portugezi refuzon ofertën e parë

Duke analizuar situatën e Milan-it, “Corriere della Sera” nxjerr në pah performancën e treguar dje në miqësore nga Rafael Leao.

Milan vazhdon të punojë rreth rinovimit të kontratës së sulmuesit portugez, por nuk është e lehtë.

Leao ka një kontratë deri në vitin 2024 dhe tashmë, ai ka refuzuar ofertën për të rinovuar pasi 5,5 milionë euro për të janë pak.

Kampionët e Serie A nuk dëshirojnë ta humbasin dhe kështu pritet të provojnë përsëri me një ofertë tjetër./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.07.2022 16:39