Vazhdimi i kontratës së Pablo Paez Gavira, Gavi, është gjithnjë e më afër realizimit. Mesfushori i Barcelonës pret që klubi t’i tregojë datën më të përshtatshme për zyrtarizimin e një marrëveshjeje që tashmë është në rrugën e duhur dhe që do të çojë në nënshkrimin e një kontrate të re që do të bashkojë Barçën dhe mesfushorin spanjoll deri në vitin 2026. Kontrata aktuale e Gavit përfundon më 30 qershor 2023 dhe ka një klauzolë prej 100 milionë euro.
Burime nga entiteti i Barcelonës bëjnë me dije për “Mundo Deportivo” se rinovimi i spanjollit është pothuajse gati, për të cilin shtojnë se duhet mbyllur përpara se të mbërrijë tetori.
None found
Natyrisht, ata shtojnë edhe se duhet gjetur koha e duhur për ta bërë zyrtare këtë lajm. Kjo gjë ndodh pasi programi i ndeshjeve të Barcelonës është shumë i ngjeshur dhe nuk po gjehet koha e duhur.
Me largimin e Pjanic, pritet të gjenerohet fair-play i nevojshëm që Gavi të rinovojë, me një klauzolë prej 100 milionë euro, të njëjtën klauzolë si Ansu Fati, Pedri dhe Araujo.
Përveç kësaj, Gavi do të lërë numrin 30 për të veshur numrin 6-të, atë që la Riqui Puig pas transferimit të tij në Los Angeles Galaxy./ h.ll/albeu.com
VllazniaNë bazë të raportimeve nga mediat lokale në Shkodër, bëhet e ditur se është marrë vendimi për largimin e zëvendëstrajnerit,…
Faza e ligës në Ligën e Kampionëve po bëhet gjithnjë e më interesante, me skuadrat që synojnë të grumbullojnë sa…
Blendi Fevziu ka bërë një analizë të situatës familjare dhe sociale të fëmijëve që janë përfshirë në përplasjet gjatë protestave,…
Bedri Hamza ka dhënë të mërkurën dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, më pak…
Afati për dekretimin ose kthimin e ligjit përfundon më 23 tetor – në rast të kthimit, Kuvendi mund ta miratojë…
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi, ka reaguar pas raportimeve për vdekjen e një pacienteje me kancer…