Barcelona më në fund duket se ka gjetur edhe lojtarët që do të rikthejnë skuadrën në majat e futbollit europain.
Xavi Hernandez ka arritur të ndërtojë një skuadër që avash avash po arrin të japë edhe rezultatet e parë, ndërsa vlen të theksohet se pjesë kryesore e formacionit të blaugranave janë lojtarë të rinj që premtojnë për të ardhmen dhe së shpejti priten të bëhen lider të vërtetë në “Camp Nou”.
None found
Një mesfushë të ëndrrash për të ardhmen me treshen Pedri, Frenkie de Jong e Gavi. Por për dy të parët katalunasit nuk kanë frikë për largim pasi kanë kontrata afatgjate, rreziku qëndron që ta humbasin Gavin.
Talenti i madh spanjoll ka shkëlqyer dhe llogaritet si njëri nga mesfushorët më të talentuar në botë, ku 17-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2023 dhe ende nuk ka asgjë të re sa i përket rinovimit të tij.
Sipas “Marca” raportohet se Real Madrid po studion mundësinë e transferimit të 17-vjeçarit, ku agjenti i lojtarit, Ivan de la Pena është parë javën e kaluar në zyrat e Los Blancos.
Gavi pëlqehet nga Reali, dhe ky i fundit synon që t’ia rrëmbejë Barçës mesfushorin duke i ofruar pagë më të mirë. Vet lojtari është pro një rinovimi të kontratës, por dëshiron që të ketë pagë vjetore prej rreth shtatë milionë euro në sezon.
Gjithsesi Barcelona duhet të shpejtojë për ta blinduar yllin e skuadrës, pasi përveç Realit edhe skuadra të tjera si Bayern Munich, Chelsea, Liverpool e Manchester United janë vënë pas tij.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…
Yan Diomande ka shënuar një gol spektakolar për Real Madridin në përballjen ndaj RB Leipzigut, në kuadër të fazës së…
Bashkimi Evropian mund të tërhiqet nga plani për ndalimin e shitjes së veturave të reja me motorë me djegie të…
Modeli Volkswagen Golf GTI është i njohur për shumë karakteristika sportive, por një nga detajet më të veçanta të tij…
Një sistem i ri sigurie është bërë i detyrueshëm për veturat e reja në Zvicër nga 7 korriku 2026.Bëhet fjalë…
Glen DajaPas dorëheqjes së Ivan Gvozdenovic, Elbasani është bërë me trajner të ri, Glen Daja [...]Read More...