sport

“Më mirë se sa pritej”, Xavi jep detaje për rikuperimin e Gavit

Kriza që ka kapluar Barcelonën padyshim që është edhe për shkak të lëndimit të mesfushorit spanjoll Gavi.

Mesfushori i talentuar ka mbetur i lënduar që nga nëntori i vitit të kaluar, kur pësoi lëndim sa ishte pjesë e Përfaqësuese së Spanjës në sfidën ndaj Gjeorgjisë.

Të lidhura

None found

Që nga ajo kohë 19-vjeçari ka humbur 18 ndeshje në të gjitha garat për katalunasit dhe mungesa e tij është vërejtur shumë.

Tani trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka dhënë përditësime të reja rreth shërimit të yllit të mesfushës duke thënë se gjendja e tij është shumë e mirë.

“Rikuperimi i Gavi po shkon shumë më mirë se sa pritej. Ai është i lumtur dhe pozitiv”, tha Xavi për mediat sot.

Është lajmi më i mirë që tifozët e Barçës do të donin të dëgjonin për mesfushorin e gjithanshëm.

Çfarë do të thotë kjo është se Gavi mund të kthehet në aksion në fillim të sezonit të ri gushtin e ardhshëm, në vend të shtatorit siç u mendua fillimisht.

Barcelona priste që Gavi të mungonte për 10-12 muaj, por mesfushori mund të rikthehet dy ose tre muaj më herët pa asnjë rrezik. /Telegrafi/

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

36 minutes ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

52 minutes ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago